Bota

“Shuhen shpresat për Kurtin”/ KQZ-ja sqaron vendimin: Votat e kandidatëve që nuk janë certifikuar për zgjedhje do konsi

5 Shkurt 2021, 12:03 Nga DOSJA
“Shuhen shpresat për Kurtin”/ KQZ-ja sqaron vendimin: Votat e

KOSOVË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka sqaruar votimin për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit. Sipas Insajder, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se personat të cilët zgjedhin më shumë se pesë kandidatë nga partitë politike, do t’i shpallet e vlefshme vetëm vota për partinë. Gjithashtu, votat për kandidatët të cilët nuk janë të certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje nuk do të shpallen të vlefshme. Me këtë deklaratë KQZ “djeg” sërish kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është përjashtuar nga autoritetet nga garimi në këto zgjedhje.

Pra, nëse një subjekt politik ka të certifikuar 4 kandidatë dhe në fletëvotim janë shënjuar 5 numra, në FLLK evidentohen këto 5 shënjime, por ato nuk barten të gjitha në Formularët e Rezultateve të Kandidatëve. Në këta formularë bartën vetëm votat e kandidatëve të certifikuar”, ka deklaruar Elezi.

Po ashtu, ai ka sqaruar dhe procedurën në lidhje me përfundimin e rezultatit të votimit.

“Pas përfundimit të votimit, anëtarët e Këshillit të Vendvotimit, të cilët përfaqësojnë subjektet politike, numërojnë fillimisht votat për subjektet politike, duke krijuar dengje me votat e vlefshme për secilën prej tyre. Pas këtij procesi, Këshilli i Vendvotimit numëron pjesën tjetër të fletëvotimit: votat e kandidatëve. Këto të dhëna paraqiten në Fletat Llogaritëse të Kandidatëve (FLLK) për secilin fletëvotim. Në këto fleta paraqiten të dhënat për çdo numër. Pas kësaj, bëhet bartja e totalit të votave për secilin kandidat të certifikuar”, thuhet në përgjigjet e Elezit.

Në mbledhjen e mbajtur më 22 janar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve votoi për të mos certifikuar listat me kandidatë për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate dhe disa parti të komuniteteve joshumicë. Në këtë mbledhje, Nisma Socialdemokrate nuk u certifikua as si parti. Nga parti Vetëvendosje kreu i saj Albin Kurti dhe dy deputet të tjerë të kësaj partie nuk janë çertifikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit, për shkak të problemeve që kanë pasur 3 vitet e fundit me ligjin.

Ndërkohë, që LVV-ja ka deklaruar se Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Barjam Mavriqi  vazhdojnë të jenë pjesë e listës zgjedhore së Lëvizjes Vetëvendosje. Por, pavarësisht se janë pjesë e listave, votat për këta kandidatët e pacerfikuar do të konsiderohen të pavlefshme.

Lajmi kryesor: 8 ditë nga data e zgjedhjeve në Kosovë, partitë politike vijojnë takimet (Axhenda)

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti zgjedhjet ne kosove albin kurti zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll