Bota

Greqia aprovon për përdorim vaksinën AstraZeneca, ekspertët: Ka dhënë prova që është efektive

5 Shkurt 2021, 11:41 Nga DOSJA
Greqia aprovon për përdorim vaksinën AstraZeneca, ekspertët:

GREQI-Komuniteti i vaksinimit në Greqi ka dhënë dritën jeshile për përdorimin  e vaksinës AstraZeneca për qytetarët deri në 64 vjeç.

Sipas mediave të huaja, aprovimi është dhënë nga Komiteti Kombëtar i vaksinimit për qytetarët deri në 64 vjeç, pas takimit të sotëm, ndërsa njoftoi se vaksinat për njerëzit e moshës 60 deri 64 vjeç do të fillojnë më 12 shkurt.

Lajmi është konfirmuar dhe nga kryetarja Maria Theodoridou, e cila në një deklaratë për shtyp ka thënë se AstraZeneca është e sigurt për përdorim në bazë të studimeve të deri tanishme.

“Komiteti Kombëtar i Vaksinimit ka shqyrtuar në detaje të gjitha të dhënat e disponueshme për sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës Oxford / AstraZeneca, pas miratimit të fundit të vaksinës nga Agjencia Evropiane e Barnave për përdorim në personat 18 vjeç e lart në Greqi në të ardhmen e afërt. Komisioni konsideron që, deri më sot, vaksina AstraZeneca ka karakteristika shumë të mira të sigurisë, imunogjenitetit dhe efikasitetit,”-ka thënë ajo.

Që prej fillimit të pandemisë në Greqi janë shënuar 160,935 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 5,903 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni asterazeneca vaksinimi ne greqi asterazeneca vaksinimi ne greqi

Sondazh

Poll