Aktualitet

Vrasja e komisarit/ familjarët do të përfitojnë 1.3 miliardë lekë dëmshpërblim nga Policia dhe Ministria e Brendshme

5 Shkurt 2021, 10:46 Nga DOSJA
Vrasja e komisarit/ familjarët do të përfitojnë 1.3

TIRANË– Ekspertët kanë caktuar dëmshpërblimin për familjarët e ish-kryekomisarit të vrarë, Artan Cuku. Pak muaj më parë, familjarët e të ndjerit ngritën një padi në Gjykatën Administrative, duke kërkuar dëmshpërblim nga Drejtoria e Policisë dhe Ministria e Brendshme. Ekspertët kanë caktuar dëmin prej 130 milionë lekë të reja, që Drejtoria e Policisë dhe Ministria e Brendshme i detyrohen familjes së Cukut.

Sipas familjes së të ndjerit, Cuku Cuku është vrarë për shkak të detyrës dhe për shkak të neglizhencës që ka treguar shteti ndaj tij.

SI NDODHI ATENTATI NDAJ CUKUT?

Atentati ndaj Artan Cukut u krye në datën 7 prill të vitit 2017 në hyrjen e pallatit ku banonte viktima, tek rruga e ‘Kosovarëve’ tek Liqeni Artificila në Tiranë. Për vrasjen e kryekomisarit ra në pranga Mikel Shallari, i cili rrëfeu të plotë të gjithë organizimin e vrasjes dhe se porositësi ishte Bledar Jambelli. Ky i fundit ende ndodhet në Gjermani pasi nuk po ekstradohet nga pala greke.

Motivi që mendohet të kenë shtyrë Jambellin të urdhëronte vrasjen e Cukut, e cila kushtoi 20 mijë euro, është rihapja e një dosjeje në vitin 2012, kohë kur kryekomisari ishte Drejtor i Policisë Vlorë. Kryekomisari gjeti prova të reja për vrasjen e Shpëtim Mukës dhe Ervis Shehut në vitin 1997, e njohur si masakra e “Pusit të Mezinit” dhe Jambelli u arrestua.

Pavarësisht se u prangos nga i ndjeri, 38-vjeçari u la i lirë nga gjykatat shqiptare për mungesë provash në vitin 2013 madje mori edhe mbi 500 mijë lekë dëmshpërblim nga shtetit për ditët e burgut. Por ditët e burgut nuk u harruan, dhe 4 vite më vonë Jambelli urdhëroi efektivit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan cuku artan cuku

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Shkurt 2021, 08:48

TIRANË– Shtyhet seanca gjyqësore në Apelin e Gjykatës së Posaçme për anëtarin e pezulluar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci. Shka...