Aktualitet

Mutacioni i ri i Covid/ Rasti i 22-vjeçares në Gjermani, Shqipëria dërgon mostrat në Berlin

5 Shkurt 2021, 10:32 Nga DOSJA
Mutacioni i ri i Covid/ Rasti i 22-vjeçares në Gjermani,

TIRANË– Media gjermane dyshon se në Shqipëri ka ardhur varianti i ri i covid. Kjo pasi disa ditë më parë një 22-vjeçare e cila kishte mbërritur në Gjermanin kishte shfaqur simptoma të mutacionit.

Për këtë instituti i Shëndetit Publik ka dërguar disa mostra që dyshohen në Gjermani për verifikim. ISHP dyshon se mostrat që janë dërguar në gjermani mund të jenë me mutacionin britanik të Covid-19. Bëhet me dije se përgjigjet vijnë pas 10 ditësh.

Ishte gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung e cila raportoi rastin e vajzës shqiptare. Ata shkruanin se e reja jeton në Taunus, një qytezë pranë Heisenit, duke u bërë edhe rasti i parë në zonë. Autoritetet gjermane kanë kryer një sërë ekzaminimesh të montrës së 22-vjeçares për të izoluar të tjerë të infektuar të mundshëm. Ndërkohë ata kanë nisur dhe verifikimet për të parë se nëse personat që kanë qënë pranë saj janë të infektuar me mutacionin e ri.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet varianti britanik i covid varianti britanik i covid

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Shkurt 2021, 08:48

TIRANË– Shtyhet seanca gjyqësore në Apelin e Gjykatës së Posaçme për anëtarin e pezulluar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci. Shka...