Bota

Kurti paralajmëroi shfuqizimin e të gjitha vendimeve qeverisës, reagon anëtari i LDK-së Gecaj: Njësoj do kishte vepruar ed

5 Shkurt 2021, 09:41 Nga DOSJA
Kurti paralajmëroi shfuqizimin e të gjitha vendimeve qeverisës,

KOSOVË-Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka reaguar ndaj deklaratës së kandidatit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili ka thënë se në vendimet e para që do të marri, kur të vi në qeveri është rishikimi dhe shfuqizimi i vendimeve të marra nga Avdullah Hoti.

Sipas Insajder, me anë të një postimi në Facebook Gecaj e ka krahasuar Kurtin me Vladimir Lenini e Rusisë, ku sipas tij populli rus ende po vuan pasojat e asaj qeverisje.

“… njëjtë kishte vepruar edhe Vladimir Iliç Lenin në vitin 1917, por Rusisë komuniste ju nevojitën 74 vite të kthehej në familjen e shteteve normale e civilizuese, edhe pse populli rus ende vuan nga pasojat e asaj periudhe …”, ka shkruar Gecaj në profilin e tij në Facebook.

Postimi i plotë: 

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt. Në këto zgjedhje nga partitë e mëdha për do të garojnë Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 5 Shkurt 2021, 08:10

Shpërthim në Bavari, plagosen 4 persona

BAVARI-Një shpërthim ka ndodhur në Memingen të Bavarisë. Sipas mediave të huaja, shpërthimi ka ndodhur si pasojë e rrjedhjes së gazit, i cili ka shkaktuar dhe d...