Bota

Anëtar i kryesisë së LVV-së flet për marrëdhënien me Izraelin: Nëse vendosja e Ambasadës do ndaloj hyrjen e vendit në

5 Shkurt 2021, 08:48 Nga DOSJA
Anëtar i kryesisë së LVV-së flet për

KOSOVË-Anëtari i kryesisë së LVV-së, Glauk Konjufca, ka folur në lidhje me vendosjen e Ambasadës së vendit në Jerusalem, pas arritjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit.

Sipas Gazeta Express, në një deklaratë për shtyp, ai ka thënë se nëse Kosova kushtëzohet për hyrjen në BE me zhvendosjen e ambasadës së Kosovës nga Jerusalemi, atëherë kjo do të rishqyrtohet, pasi është e rëndësishme për vendin që të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

“Ajo do të mbetet aty ku është, deri nëse eventualisht ne kushtëzohemi gjatë proceseve të ndryshme ndërkombëtarë që të mos jetë aty. Psh nëse Kosova kushtëzohet nga Bashkimi Evropian gjatë procesit integrimeve evropiane që hyrja jonë në BE të kushtëzsohet përmes ndryshimit të lokacioneve të ambasadës sonë, unë mendoj që kjo do të duhet të rishqyrtohej. Meqenëse është vitale për Kosovën dhe jetike që ne të bëhemi pjesë e BE-së. Po tashmë në Jerusalem ajo ka ndodh faktikisht, mirëpo unë konsideroj që nuk ka qenë politikë e mençur e MPJ-së dhe ish kryeministrit të paligjshëm Avdullah Hoti, që të zhvillojë politika të jashtme të cialt në njërën anë duket që i po i  përmirësojnë marrrëdheniet me SHBA-të por është iluzive me qenë se në njërën anë faktikisht këtu ka qenë relacionin esencial me Serbine e jo me SHBA-të,”-ka thënë ai.

Po ashtu, ka shtuar se pikat më të veçanta në këtë marrëveshje do të shqyrtohen nga Qeveria Kurti, në kontekst të sovranitetit të Kosovës.

“Sa i përket çeshtjeve të tjera dhe pikave të veçanta në këtë marrëveshje, politikast e Qeverisë Kurit në raport me to do të jenë shqyrtimi dhe vendosja e tyre në kontekst të sovranitetit të Kosovës, nëse ndonjëera prej pikave e rrezikon dhe e shkel sovranitetin e Kosovës edhe në kuptimin e resurseve që janë të tonat dhe të Kosovës, e kam fjalën për Ujmanin, e cila ishte njëra ndër pikat më problematike. Ne nuk do të pranojmë që Ujmani të hedhet në tavolinë të negociatave me Serbinë”, shtoi Konjufca.

Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë që ishte ndërmjetësuar nga administrata e Donald Trump në shtator të vitit të kaluar. Marrëveshja përfshinte gjithashtu njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Izraelit si dhe zotimin që Kosova dhe Serbia t’i vendosin ambasadat e tyre në Jerusalem.

Në lidhje me hapjen e Ambasadës në Jerusalem, Bashkimi Evropian nuk ka rënë dakord, ku disa prej reagimeve kanë qenë që kjo mund të ndikojë në anëtarësimin e vendit në Evropë. Po ashtu në lidhje me këtë ka reaguar dhe Ambasada e Palestinës, e cila ka thënë se vendimi do të sjellë një ndikim për njohjen e pavarësisë të vendeve myslimane dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropiane.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora izrael kosove marredhenia izrael-kosove izrael kosove marredhenia izrael-kosove

Sondazh

Poll

Bota 5 Shkurt 2021, 08:10

Shpërthim në Bavari, plagosen 4 persona

BAVARI-Një shpërthim ka ndodhur në Memingen të Bavarisë. Sipas mediave të huaja, shpërthimi ka ndodhur si pasojë e rrjedhjes së gazit, i cili ka shkaktuar dhe d...

Bota 5 Shkurt 2021, 07:17

Borrelli në “Mission Impossible” në Moskë

Pas vendimit të gjykatave kundër kritikut të Kremlinit Alexej Navalny, politikanët evropianë kanë kritikuar ashpër Rusinë. Qeveria gjermane kumtoi se ky vendim ...