Bota

Kreu i LDK-së Hoxhaj premton rritje të pensioneve deri në 300 euro dhe 2000 euro subvencione për vreshtarët

5 Shkurt 2021, 08:36 Nga DOSJA
Kreu i LDK-së Hoxhaj premton rritje të pensioneve deri në 300

KOSOVË-Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili është dhe kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me banorët e Isniqit të Deçanit.

Sipas Gazeta Express, gjatë takimit ai ka prezantuar Planin për Rimëkëmbjen pas pandemisë, ku ka theksuar se me PDK-në në qeveri do të ketë rritje pagash për mësimdhënësit, policët, mjekët e infermierët dhe rritje të pensioneve, këtyre të fundit deri në 300 euro.

“Është një program që të moshuarve do t’iu ofrojë jetë të dinjitetshme, sepse do t’i rrisim pensionet 30 për qind, 40 për qind edhe për ata në moshë edhe për ata të cilët kanë dhënë kontribut. Është një program, i cili veteranëve të luftës, invalidëve të luftës, familjeve të dëshmorëve, do t’ua rrisë pensionin deri në 300 euro falë mirënjohjes që kemi ne për kontributin e tyre. Është një program, i cili synon të zhvillojë ekonominë, ta modernizojë shoqërinë, ta përmbyllë shtetndërtimin e Kosovës.Kudo po shoh një frymë të fitores. Kudo po shoh një entuziazëm dhe kudo po shoh një vullnet të pathyeshëm, që PDK në këto zgjedhje po fiton bindshëm dhe 14 shkurti është dita jonë. Është dita e fitores sonë”, tha ai.

Po ashtu, ai gjatë ditës ka qëndruar edhe në qytetin e Rahovecit, ku ka premtuar se si kryeministër i ardhshëm do të ndajë nga 2000 euro subvencione për vreshtarët.

“Kësaj here, nën udhëheqjen e Qeverisë sime, me Ministrin e Bujqësisë nga Rahoveci, për shkak të pandemisë i kemi 2 mijë euro për hektar. Unë e di që kur patëm ndarë pare për juve që merreni shumë me vreshta, iu pat mbetur hatri atyre që merren me perime, speca, domate. Kësaj here, kemi vendosur për çdo hektar të atyre që merren me kulturat bujqësore do t’i ndajmë 1000 euro për hektar. Po ashtu, do të ndihmojmë me mbështetje direkte financiare. Na kemi nda një buxhet 1 miliard, por 500 milionë euro do të shkojnë në një fond, i cili në formë të granteve do t’i jepet ndërmarrjeve të vogla, të mesme të mëdha për të tejkaluar situatën që ka ardhur për shkak të pandemisë. Grante i bie pare pa kthim, pare të gatshme, pa kthim. Një pjesë e këtij buxheti natyrisht do të shkojë në Komunën e Rahovecit. Do të ndihmojmë ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe të mëdha, që ta përmirësojnë teknologjinë, rrisin produktet cilësore dhe për çdo litër verë që eksportohet jashtë vendit do të ketë mbështetje financiare, njëjtë siç e bëjnë shtetet e rajonit. Këtë ua kam thënë verëtarëve. Këtë iu them juve në Rahovec”, tha Hoxhaj.

8 ditë nga data e zgjedhjeve në Kosovë, partitë politike do të vijon takimet (Axhenda)

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 5 Shkurt 2021, 08:10

Shpërthim në Bavari, plagosen 4 persona

BAVARI-Një shpërthim ka ndodhur në Memingen të Bavarisë. Sipas mediave të huaja, shpërthimi ka ndodhur si pasojë e rrjedhjes së gazit, i cili ka shkaktuar dhe d...

Bota 5 Shkurt 2021, 07:17

Borrelli në “Mission Impossible” në Moskë

Pas vendimit të gjykatave kundër kritikut të Kremlinit Alexej Navalny, politikanët evropianë kanë kritikuar ashpër Rusinë. Qeveria gjermane kumtoi se ky vendim ...