Bota

AXHENDA + DEBATI/ 8 ditë nga data e zgjedhjeve në Kosovë, KQZ shuan shpresat për Kurtin, Osmani: Po e bëjnë si Bashkimi So

5 Shkurt 2021, 08:27 Nga DOSJA
AXHENDA + DEBATI/ 8 ditë nga data e zgjedhjeve në Kosovë, KQZ

KOSOVË-8 ditë na ndajnë nga zgjedhjet në Kosovë. Partitë politike kanë nisur fushatën elektorale, ku kanë vizituar disa qytete të Kosovës, duke u takuar me qytetarët dhe duke paraqitur planin e tyre qeverisës. Disa nga partitë janë gjobitur me 2 mijë euro për shkak të shkeljes së masave anti-Covid në tubime.

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, gjatë fushatës elektorale në Kamenicë ka deklaruar se më 14 shkurt qytetarët do të vendosin nëse do të jenë një shtet i lirë apo autoritar. Në Kamenicë ka qenë edhe Kreu i AAK-së ku ka deklaruar se me të si President, Kosova do të ketë rritje ekonomike. Ndërsa Hoti gjatë fushatës së tij elektorale ka thënë se Kurti i bën dëm këtij shteti prandaj nuk qëndroi kryeministër.

Gjatë mbledhjes në KQZ ditën e sotme ka patur trazira dhe debate mes përfaqësuesit të VV Sami Kurteshit dhe Kryetares së KQZ-së Valdete Daka për votat e emigrantavë, ku kjo e fundit ka thënë se është bërë personi më i urryer në Kosovë. Ndërkohë, ditën e sotme, përfaqësuesi i KQZ-së Valmir Elezi ka deklaruar se votat e personave që nuk janë certifikuar në zgjedhje do të konsiderohen të pavlefshme, duke hequr kështu mundësin edhe për Albin Kurtin dhe personat e tjerë që nuk janë certifikuar. Gjithashtu, ai ka sqaruar se personat të cilët zgjedhin më shumë se pesë kandidatë nga partitë politike, do t’i shpallet e vlefshme vetëm vota për partinë.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione.

Partitë politike kanë paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e kandidatëve për deputet, ku disa prej tyre janë refuzuar për shkak të problemeve që deputetë kanë pasur me ligjin.

(I.A;k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 5 Shkurt 2021, 08:10

Shpërthim në Bavari, plagosen 4 persona

BAVARI-Një shpërthim ka ndodhur në Memingen të Bavarisë. Sipas mediave të huaja, shpërthimi ka ndodhur si pasojë e rrjedhjes së gazit, i cili ka shkaktuar dhe d...

Bota 5 Shkurt 2021, 07:17

Borrelli në “Mission Impossible” në Moskë

Pas vendimit të gjykatave kundër kritikut të Kremlinit Alexej Navalny, politikanët evropianë kanë kritikuar ashpër Rusinë. Qeveria gjermane kumtoi se ky vendim ...