Bota

Kreu i Nisma Socialdemokrate, Limaj mesazh për të rinjtë: Ëndrra juaj duhet jetë forcimi i shtetit

5 Shkurt 2021, 09:00 Nga DOSJA
Kreu i Nisma Socialdemokrate, Limaj mesazh për të rinjtë:

KOSOVË-Nisma Socialdemokrate, ditën e djeshme ka zhvilluar një tubim elektoral me simpatizantët e partisë.  Sipas KosovaInfo, kryetari i kësaj parti Fatmir Limaj, ka thënë se ëndrra për Kosovën është konsolidimi i shtetit.

Gjithashtu, ai ka folur për idealet e të rinjve të vendit dhe për dëshirën për të forcuar shtetin, ku ka shfaqur mesazhin se ëndrra e çdo të riu duhet të jetë dëshira për forcimin e vendit.

“Ne duam që djemtë dhe vajzat tona t’i kenë idealet e tyre. Nuk duhet në asnjë formë dhe asnjë mënyrë që të jetojnë në një vend ku atyre iu shkelet dinjiteti – ua kemi obligim. Ata presin nga ju që këtë vend të lirë ta forconi dhe të zhvilloni. Askush nuk e ka dashur më shumë jetën sesa dëshmori. Vetëm kur ja dini kuptimin jetës jeni i gatshëm të bëni çdo gjë. Jeta pa liri nuk është jetë – jeta qenqe nuk është jetë. Askush nuk e ka dashur më shumë paqen sesa qindra djem e vajza që më nuk janë në mesin tonë. Ne të gjithë ishim të bashkuar në një ëndërr të madhe të çlirimit të Kosovës dhe atë ëndërr askush s’ka mundur të ndalë. Neve na ka bashkuar ajo ëndërr e madhe e lirisë. Ende nuk e kemi konsoliduar ëndrrën e përbashkët – siç ka qenë dikur ëndrra për liri, djemtë dhe vajzat tona duhet ta kenë ëndrrën e ndërtimit dhe forcimit të shtetit të Kosovës. Ky angazhim që jemi duke e bërë dhe kjo betejë politike e ka një qëllim: konsolidimin e shtetit të Kosovës,”-ka thënë ai. 

Po ashtu, gjatë takimit, pjesëtarët e partisë i kanë uruar dhe ditëlindjen e 50-të Fatmir Limajt, ku i kanë sjell dhe një tortë.

8 ditë nga data e zgjedhjeve në Kosovë, partitë politike do të vijon takimet (Axhenda)

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora fatmir limaj zgjedhjet ne kosove fatmir limaj zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 5 Shkurt 2021, 08:10

Shpërthim në Bavari, plagosen 4 persona

BAVARI-Një shpërthim ka ndodhur në Memingen të Bavarisë. Sipas mediave të huaja, shpërthimi ka ndodhur si pasojë e rrjedhjes së gazit, i cili ka shkaktuar dhe d...

Bota 5 Shkurt 2021, 07:17

Borrelli në “Mission Impossible” në Moskë

Pas vendimit të gjykatave kundër kritikut të Kremlinit Alexej Navalny, politikanët evropianë kanë kritikuar ashpër Rusinë. Qeveria gjermane kumtoi se ky vendim ...