Bota

Studimi/ “Colchicine”, një ilaç i lirë mund të ulë numrin e infektimeve me Covdi-19

5 Shkurt 2021, 09:17 Nga DOSJA
Studimi/ “Colchicine”, një ilaç i lirë mund të

BRAZIL-Colchicine një ilaç i lirë, i cili përdoret për të trajtuar sëmundjet reumatike, është zbuluar se ul ndjeshëm qëndrimin në spital të pacientëve me Covid-19 dhe nevojën për oksigjen shtesë.

Sipas The Guardian, rezultatet e hulumtimit të ri të kryer në Brazil dalin pas një studimi ku u zbulua se aplikimi i ilaçit uli shtrimet në spital dhe vdekjet e pacientëve me Covid-19 me më shumë se 20%. Colchicine, u pranua nga studiuesit si potencial për të qenë ilaçi i parë oral për të trajtuar Covid-19 në ambiente ambulatore, pas një prove të financuar nga qeveria e Quebec.

Cilido qoftë mekanizmi i veprimit… Colchine duket të jetë i dobishëm për trajtimin e pacientëve të shtruar në spital me Covid-19,”- sipas një raporti mbi provën e vogël klinike që u shfaq në revistën në internet RMD Open, i cili është botuar nga British Medical Journal.

Studiuesit shtuan se ilaçi nuk kishte efekte anësore serioze, të tilla si dëmtimi i zemrës ose mëlçisë ose shtypja e sistemit imunitar, faktorë që ndonjëherë janë lidhur me disa ilaçe të tjera të përdorura për të trajtuar Covid-19.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota colchicine ilaci ne brazil colchicine ilaci ne brazil

Sondazh

Poll

Bota 5 Shkurt 2021, 08:10

Shpërthim në Bavari, plagosen 4 persona

BAVARI-Një shpërthim ka ndodhur në Memingen të Bavarisë. Sipas mediave të huaja, shpërthimi ka ndodhur si pasojë e rrjedhjes së gazit, i cili ka shkaktuar dhe d...