Bota

Vdes papritur mjeku që kuroi në spital kreun e opozitës ruse Alexei Navalny

5 Shkurt 2021, 08:03 Nga DOSJA
Vdes papritur mjeku që kuroi në spital kreun e opozitës ruse

RUSI– Mjeku rus që kuroi liderin e opozitës Alexey Navalny ka ndërrua jetë. Lajmi është bërë i ditur nga një njoftim nga spitali, ku thuhet se Sergey Maximishin, i cili ishte zëvendës mjeku kryesor i spitalit të urgjencës në Omsk të Siberisë, papritmas vdiq në moshën 55-vjeçare.

“Me keqardhje, ju informojmë se … zëvendës mjeku kryesor për anesteziologji në spitalin e urgjencës nr.1, Maksimishin Sergey Valentinovich papritmas ndërroi jetë,”-ka njoftuar spitali. 

Pas helmimit me “Novichok”, Navalny fillimisht u shtrua në spitalin e Omsk-it, vend ku aeroplani në të cilin udhëtonte bëri një ulje emergjente. Navalny ra në një gjendje kome dhe përfundimisht u transferua në kryeqytetin gjerman të Berlinit, ku ai kaloi pesë muaj duke u rikuperuar nga helmimi.

Pasi u kthye në Rusi, ai u dërgua në burg këtë javë për shkelje të kushteve të provës të një dënimi të mëparshëm. Navalny fajëson për helmimin e tij mbi shërbimet ruse dhe vetë Presidentin Vladimir Putin, akuza që Kremlini i ka mohuar në mënyrë të përsëritur.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alexei navalnay sergey maximishin vdes mjeku i alexi navalny alexei navalnay sergey maximishin vdes mjeku i alexi navalny

Sondazh

Poll

Bota 5 Shkurt 2021, 07:17

Borrelli në “Mission Impossible” në Moskë

Pas vendimit të gjykatave kundër kritikut të Kremlinit Alexej Navalny, politikanët evropianë kanë kritikuar ashpër Rusinë. Qeveria gjermane kumtoi se ky vendim ...

Bota 4 Shkurt 2021, 21:57

Biden: Lufta në Jemen duhet të përfundojë

SHBA- SHBA do të ndalojë mbështetjen e saj për operacionet sulmuese nga aleatët e saj në Jemen, e cila është shkaktuar nga një luftë gjashtë-vjeçare në t...