Aktualitet

Ishin pjesë e ‘Bandës së Krishtlindjeve’/ Dy shqiptarët bën ‘namin’ me vjedhjet në Itali, shfaqen të penduar, dë

5 Shkurt 2021, 07:33 Nga DOSJA
Ishin pjesë e ‘Bandës së Krishtlindjeve’/ Dy

ITALI– Dy shqiptarë kanë kryer më shumë se 55 vjedhje në Itali. Mario Kishta dhe Isuf Fisti janë dy të rinjtë që janë gati të dëmshpërblejnë të grabiturit pasi u kapën nga policia.

Dhe për këtë gjyqtari Italian Andrea Rat i dënoi ata me pak se pesë vjet, ndërkohë që prokurori Iacopo Berardi kishte kërkuar dënim 10 vjet e 8 muaj. Në strofkën e tyre karabinierët kishin gjetur bizhuteri, para, mjete vjedhjeje, veshje për maskim dhe një pistoletë.

Dy hajdutët shqiptarë janë Mario Kishta, 21 vjeç, banues në Gussola në zonën e Kremones (për të dënimi prej 5 vjetësh e 8 muajsh), ai do të mbetet në arrest shtëpiak pavarësisht se gjykata ka vendosur që ai mund të vazhdojë të shkojë në punë pikërisht sepse synon që të paguajë viktimat dhe i dyti, Isuf Fisti, 32-vjeçar i pastrehë do të mbetet në burg sepse ai ende duhej të vuante 5 vite për një dënim të mëparshëm për vjedhje.

Të dy shqiptarët ishin anëtarët e të ashtuquajturës ‘Bandë e Krishtlindjeve’, të akuzuar për bastisjen e shtëpive në Reggio, Rubiera, Montecchio, Bibbiano, Cavriago dhe Viadana (në Mantua) gjatë periudhës së Krishtlindjes 2019 , midis 17 dhjetorit dhe 20 shkurtit 2020.

Të dy nga salla e gjyqit janë shprehur: “Ne duam të paguajmë dëmet për të grabiturit, brenda kufijve të mundësive tona”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet isuf fisti mario kishta isuf fisti mario kishta

Sondazh

Poll