Politike

“Jam në kontakte të vazhdueshme me Bashën”/ Kryemadhi: LSI dhe PD do të dalin me dy lista të veçanta,por mund

4 Shkurt 2021, 20:19 Nga DOSJA
“Jam në kontakte të vazhdueshme me Bashën”/

TIRANË– Kryetarja e Partisë Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka thënë se PD dhe partia e saj në zgjedhjet e 25 prillit do të dalin me lista të ndara.

E ftuar në emisionin “Open”, ajo ka thënë se ndarja në dy lista të përbashkëta nuk dëmton opozitën duke shtuar se kjo e fundit mund të përdorë formula të tjera. Po ashtu, Kryemadhi tha se LSI zgjodhi që të dalë në një listë të vetme për të marrë dhe votat e socialistëve të zhgënjyer.

“Që të jemi të sinqertë jam në kontakte të vazhdueshme me Lulzim Bashën. Drejtuesit e LSI në qarqe janë në kontakte të vazhdueshme me të deleguarit e PD. Duhet të rishikojmë pak stilistikën që përdorim për koalicionet. Është një koalicion që është opozita e bashkuar, që do t’i gjejmë emrin shumë shpejt dhe janë 1, 2 apo 3 lista janë detaj apo teknikalitete. Janë kalkulime matematikorë që maksimizojnë votën. Sigurisht që LSI do të dalë me një listë më vete, do të ketë listën e LSI, që do të jetë e regjistruar në fletën e votimit. PD do të dalë me kandidatët e saj, të përfshirë dhe partitë e tjera. Por mund të ketë dhe disa ekuacione, konkurrencën e njëri-tjetrit. Është një lloj perceptimi që ndahen votat, janë dy gjëra të ndryshme. Nuk ka ndarje votash, sepse duke qenë një listë e hapur sepse është një koalicion i partisë politike. Klasa politike, media, analistët merremi e kalkulojmë sesa vota merr Edi Rama, por nuk merremi se sa kanë humbur me Edi Ramën. Kjo është ajo çfarë na intereson ne. Unë kam sondazhet e mia. Nuk mund të ec me sondazhet që bën Carlo Bollino, por e heq se ndoshta është institucion që ja jep Edi Rama. Sondazh që më nxjerr 2% dhe unë mora 14%. E njëjta kompani, më nxjerr 1 % dhe marr 14%. Hyrja në një listë PD-LSI bën që të gjithë socialistët e zhgënjyer të rrinë në shtëpi. Dalja e LSI më vete jo vetëm që u jep shansin e mundësinë shumë socialistëve të zhgënjyer për të dalë e votuar, por pjesën më të madhe të administratës publike që sot ndihet e frustuar, kujtoni 30 qershorin 2019. Ne parti e majtë jemi. Në një qeveri me Sali Berishën shqiptarët fituan të drejtën për të lëvizur të lirë, në një qeveri me Edi Ramën shqiptarët e kuptojnë shumë më mirë se kush e ndalonte atë në makëturinë që është sot. Edhe vetë Edi Rama e pranon që 1 në 2 votues të rinj voton LSI dhe 1 partitë e tjera, synojmë votat e grave të vajzave, votat e të rinjve që duan të rrinë, të kthehen në Shqipëri që të ndërtojnë jetën këtu.”- ka thënë ajo. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 4 Shkurt 2021, 18:45

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kujtuar masakrën e 4 shkurtit të vitit 1944 në Tiranë. Në një postim në profilin e tij në Facebook në 77-vjetorin e k...

Politike 4 Shkurt 2021, 17:27

TIRANË– Ish-kryeministri Fatos Nano do të vijë mbrëmjen e sotme në një rrëfim të veçantë për jetën e tij, pas 11 vitesh mungesë në televizion. Opini...