Rebel që në adoleshencë! Fatos Nano tregon se si e përjashtuan nga shkolla, akuzat e mësuesit: Hoqën të mbathurat, nxorë
TIRANË- Ish-kryeministri Fatos Nano ka tregiar se si e kanë përjashtuar nga gjimnazinë vitin e dytë.
Në një intervistë për Opinion, Nano tha se gjatë orës së fiskulturës, ai bashkë me një shokun e tij të klasës që vonte nga nje familje e persekutuar kishin urinuar në një cep të shkollës.
Por, profesori i kishtë parë dhe i kishte çuar në drejtori duke thënë se të dy kishin tundur ‘ato që s’duhej’ para shoqeve të klasës.
Pjesë nga biseda
Nano: Mua ma kanë përjashtuar nga gjimnazi në vitin e dytë.
Fevziu: Çfarë bëre?
Nano: Po bënim orën e fizkulturës. Profesor ka qenë kampioni i atletikës Besim Qyqe. Dhe mbrapa gjimnazit “Sami Frashëri”, nuk di nëse ekziston akoma ajo copë oborr aty, ishte gropa e rërës dhe po kërcenin vetëm djemtë, vajzat ishin në palestër. Ne merrnim vrull në cep të murit, kërcenim në gropë dhe bënim xhiron mbrapsh. Në një nga këto xhiro, në cepin e murit, unë dhe shoku im që ishte familje e persekutuar, daja e tij ishte një nga eksponentët e një nga firmat më të mëdha farmaceutike të kohës. Vemi bëjmë ujët, siç bënin djemtë. Profesori pezullon orën, na merr siç ishim me veshje sportive dhe na çon direkt në zyrën e nëndrejtoreshës. Dhe i thotë: Këta, hoqën të mbathurat, nxorën ato që s’duhen nxjerrë dhe filluan ta tundin para gocave të shkollës. Gjë që nuk ishte e ëvrtetë. Njeriu atë gjë e bën fshehurazi. Unë kam pasur një lloj dinjiteti edhe në gjimnaz. Nuk i nënshtrohesha urdhrave pa kuptim, mund të ketë qenë me këtë idenë: t’ia ulim kokën tij.
Ndërkohë në atë periudhë ishin kapur duke përgjuar banjat e vajzave katër çuna të tjerë nga klasa të tjera. Kishin shpuar brima në tavan dhe u kapën, u përjashtuan. U bashkuan të dy grupet dhe ne u shitëm në opinion sikur kishim bërë këtë gjë të pamoralshme. Dhe na çojnë nga shkurti deri në qershor në uzinën “Partizani”. Mua më futën në repartin mekanik, ku kujdestar ishte sekretari i partisë së reaprtit, i cili më priti me këmbët e para , dhe fillova të mësoj rondelet…
Fevziu: Punoje realisht, 8 orë në ditë?
Nano: Po po, dhe na dhanë të drejtën të jepnim provimet për gjithë semestrin e dytë. Kishte një dajë ky shoku im, që ishte mësues matematike dhe fizike. Bëmë disa mësime më të dhe unë i mora të gjitha provimet 10. Kur u ktheva, mësueset u thonin të tjerëve: Ja duhet të shkoni të gjithë atje, shiko si kanë ardhur këta? Kjo e gjitha krijonte pakënaqësi.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
“Jam në kontakte të vazhdueshme me Bashën”/ Kryemadhi: LSI dhe PD do të dalin me dy lista të veçanta,por mund
TIRANË– Kryetarja e Partisë Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka thënë se PD dhe partia e saj në zgjedhjet e 25 prillit do të dalin me lista të nd...
“Ika se ra shteti”/ Fatos Nano tregon dy momentet më të vështira në qeverisje: Përpjekja për shpërthimin e burgut në
TIRANË– Ish-Kryeministri Fatos Nano ka rrëfyer momentin e një vendimi të vështirë që i është dashur të marrë gjatë kohës që qeveriste.Në një intervis...
Zgjedhjet, delegacioni i BE mesazh për partitë: Siguroni lista me kandidatë me integritet, larg sulmeve provokuese
TIRANË– Bashkimi Europian në Tiranë Ditën Ndërkombëtare të Zgjedhjeve, ka dhënë një mesazh për politikën shqiptare.Në një postim që ka bërë në rrjete...
Dyshimet dhe pasiguria! Fatos Nano tregon ku bazohej për vendimet që merrte: Kur je i shëtitur dhe medjehapur, s’ke nevojë
TIRANË– Ish-kryeministri Fatos Nano ka dhënë detaje mbi rrethanat se ku bazohej për të marrë vendimet gjatë kohës që ishte në qeverisje. Në një rrëfim të r...
Basha takon kreun e Parlamentit të Turqisë: Mirënjohje Presidentit Erdogan për ndihmë e madhe që na ka dhë dhënë, vendi
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Parlamentit të Turqisë Mustafa Sentop, të cilin e ka pritur në zyrat ...
ZYRTARE! Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi do të ruhet nga Garda e Republikës, do të ketë shofer personal dhe trupr
TIRANË– Këshilli i Ministrave ka vendosur që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi të ruhet nga Garda e Republikës.Në vendimin e publ...
SPAK nis hetimet për ”Përgjimet e Ndraghetës”, Ambasadori italian: Bashkëpunim i shkëlqyer! Itali- Shqipëri së bashku
TIRANË– Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Buçi ka reaguar pasi sot SPAK vendosi të nisë hetimet në Shqipëri për grupin kriminal të Ndra...
Planet e Ramës për Portin e Durrësit marrin kthesë, SHBA-ja jep sinjalin pas bisedimeve me arabët: Është nyje strategjike
TIRANË– Planet e kryeministrit Edi Rama për Portin e Durrësit kanë marrë një tjetër kthesë. Vetëm pak muaj nga nisja e bizesdimeve me sheikun arab, G...