Politike

A ndihesh i vetmuar në zyrën e kryeministrit? Nano: Ke barrën dhe peshën e goditjes së fundit, e vështirë

4 Shkurt 2021, 20:41 Nga DOSJA
A ndihesh i vetmuar në zyrën e kryeministrit? Nano: Ke barrën dhe

TIRANË– Ish-kryeministri Fatos Nano ka rrëfyer se zyra në Kryeministri mban goxha vetmi. Në një rrëfim të rralë në “Opinion”, Nano u pyet për fjalën që tha kryeministri Edi Rama, që në zyrën e kryeministrisë ndihesh i vetmuar dhe se për këtë e kuptonte vetëm Nano.

Në përgjigjen e tij, Nano tha se kjo gjë është e vërtetë pasi kryeministri dhe lideri ka peshën dhe barrëne goditjes dë fundit. Pikërisht ky moment për ish-kryeministrin, ishte moment vetmie.

“Kryeministri ka barrë dhe peshën e goditjes së fundit. Askush nuk e ka përgjegjësinë e liderit në momentin e fundit, duhet të përfillësh edhe të tjerët. Praktikisht kaq qenë kryeministër deri në 2005 që do  të thotë 2-3 herë të tjera nuk kam shpalosur programe sepse ishte kohë emergjence, kishte konflikte nga palët politike dhe mua me duhej të ndiqja situatën,”- tha Nano.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fatos nano fatos nano

Sondazh

Poll

Politike 4 Shkurt 2021, 20:26

TIRANË– Ish-kryeministri Fatos Nano ka ndarë një episode të veçantë nga jeta e tij në burg. Në një rrëfim të rrallë në “Opinion”, Nano tregoi ...

Politike 4 Shkurt 2021, 18:45

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kujtuar masakrën e 4 shkurtit të vitit 1944 në Tiranë. Në një postim në profilin e tij në Facebook në 77-vjetorin e k...