Politike

ZYRTARE! Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi do të ruhet nga Garda e Republikës, do të ketë shofer personal dhe trupr

4 Shkurt 2021, 19:22 Nga DOSJA
ZYRTARE! Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi do të ruhet nga Garda e

TIRANË– Këshilli i Ministrave ka vendosur që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi të ruhet nga Garda e Republikës.

Në vendimin e publikuar e të firmosur, shkruhet se Celibashi do të ketë shofer personal dhe truprojë, gjithsej 2 nënoficerë të Gardës së Republikës.

VENDIMI I PLOTE

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.591, DATË 5.9.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PERSONALITETEVE TË TJERA TË LARTA SHTETËRORE TË VENDIT, QË DO TË RUHEN DHE MBROHEN NGA GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “c”, të nenit 4, të ligjit nr.8869, datë 22.5.2003, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

“f) “Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve”, me truprojë – shofer, gjithsej, 2 nënoficerë”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilirjan celibashi ilirjan celibashi

Sondazh

Poll

Politike 4 Shkurt 2021, 18:45

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kujtuar masakrën e 4 shkurtit të vitit 1944 në Tiranë. Në një postim në profilin e tij në Facebook në 77-vjetorin e k...

Politike 4 Shkurt 2021, 17:27

TIRANË– Ish-kryeministri Fatos Nano do të vijë mbrëmjen e sotme në një rrëfim të veçantë për jetën e tij, pas 11 vitesh mungesë në televizion. Opini...