Politike

Basha takon kreun e Parlamentit të Turqisë: Mirënjohje Presidentit Erdogan për ndihmë e madhe që na ka dhë dhënë, vendi

4 Shkurt 2021, 19:26 Nga DOSJA
Basha takon kreun e Parlamentit të Turqisë: Mirënjohje

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Parlamentit të Turqisë Mustafa Sentop, të cilin e ka pritur në zyrat e tij. Këtë takim, Basha e ka pasqyruar përmes një postimi në rrjetet sociale, me foto, krahas të cilave shkruan se Turqia është një vend mik për Shqipërinë që i ka ofruar ndihmë të madhe.

Basha shton se ka shprehur mirënjohjen ndaj Turqisë dhe Presidentit Erdogan për ndihmën e madhe që i ka dhënë vendit tonë për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmeti dhe përballimin e pandemisë COVID-19.

Postimi i plotë: Pata kënaqësinë të pres sot Kryetarin e Parlamentit të Turqisë Mustafa Sentop. Shpreha mirënjohjen ndaj Turqisë dhe Presidentit Erdogan për ndihmën e madhe që i ka dhënë vendit tonë për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmeti dhe përballimin e pandemisë COVID-19.

Turqia është një mike e çmuar e Shqipërisë dhe e popullit shqiptar dhe ka qenë pranë nesh në momente të rëndësishme për vendin dhe kombin tonë, si anëtarësimi në NATO, ndërtimi i Rrugës së Kombit, pavarësia e Kosovës dhe fushata për njohjen e saj. Shpreha vullnetin tim për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen midis vendeve tona duke zgjeruar marrëdhëniet ekonomike që do të sjellin zhvillim dhe punësim për qytetarët shqiptarë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha takon kryeparlamentarin turk lulzim basha mustafa sentop basha takon kryeparlamentarin turk lulzim basha mustafa sentop

Sondazh

Poll

Politike 4 Shkurt 2021, 18:45

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kujtuar masakrën e 4 shkurtit të vitit 1944 në Tiranë. Në një postim në profilin e tij në Facebook në 77-vjetorin e k...

Politike 4 Shkurt 2021, 17:27

TIRANË– Ish-kryeministri Fatos Nano do të vijë mbrëmjen e sotme në një rrëfim të veçantë për jetën e tij, pas 11 vitesh mungesë në televizion. Opini...