Politike

Zgjedhjet, delegacioni i BE mesazh për partitë: Siguroni lista me kandidatë me integritet, larg sulmeve provokuese

4 Shkurt 2021, 20:17 Nga DOSJA
Zgjedhjet, delegacioni i BE mesazh për partitë: Siguroni lista me

TIRANË– Bashkimi Europian në Tiranë Ditën Ndërkombëtare të Zgjedhjeve, ka dhënë një mesazh për politikën shqiptare.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale,  delegacioni i BE-së shkruan se vlerëson punën e deritanishme në vendin tonë për përmirësimin e integritetit të zgjedhjeve siç është miratimi i ligjit të dekriminalizimit apo dhe marrëveshja e 5 Qershorit.

SNdër të tjera shkruhet se drejtuesit e partive kanë përgjegjësinë ligjore dhe morale për të siguruar që listat të përbëhen nga kandidatë me integritet. Sipas delegacionit, qytetarët shqiptarë presin një fushatë cilësore që ofron një debat të informuar dhe propozime politikash, dhe larg sulmeve provokuese.

MESAZHI I BE

Në Ditën Ndërkombëtare të Zgjedhjeve, ne vlerësojmë punën e kryer për të përmirësuar integritetin e zgjedhjeve në #Shqipëri. Miratimi i ligjit të dekriminalizimit, marrëveshja e qershorit dhe reforma zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSCE/ODIHR kanë qenë piketa të rëndësishme. BE-ja i ka mbështetur fuqimisht këto arritje. Me afrimin e ditës së zgjedhjeve, drejtuesit e partive kanë përgjegjësinë ligjore dhe morale për të siguruar që listat të përbëhen nga kandidatë me integritet. Qytetarët shqiptarë meritojnë ligjvënës të cilët plotësojnë standarde të larta integriteti dhe të cilët do ta çojnë Shqipërinë më pranë BE-së. Qytetarët shqiptarë gjithashtu presin një fushatë cilësore që ofron një debat të informuar dhe propozime politikash, dhe larg sulmeve provokuese.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bashkimi europian zgkedhjet e 25 prillit bashkimi europian zgkedhjet e 25 prillit

Sondazh

Poll

Politike 4 Shkurt 2021, 18:45

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kujtuar masakrën e 4 shkurtit të vitit 1944 në Tiranë. Në një postim në profilin e tij në Facebook në 77-vjetorin e k...

Politike 4 Shkurt 2021, 17:27

TIRANË– Ish-kryeministri Fatos Nano do të vijë mbrëmjen e sotme në një rrëfim të veçantë për jetën e tij, pas 11 vitesh mungesë në televizion. Opini...