Politike

4 Shkurt 2021, 18:45 Nga DOSJA

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kujtuar masakrën e 4 shkurtit të vitit 1944 në Tiranë.

Në një postim në profilin e tij në Facebook në 77-vjetorin e kësaj date, Meta shkruan se kjo masakër është gdhendur në memorien historike të kombit, si një nga krimet më të egra çnjerëzore, të kryera veçanërisht ndaj popullsisë civile, nga pushtuesit nazistë dhe shërbëtorët e tyre kuislingë.

Postimi i plotë

Masakra e 4 shkurtit të vitit 1944 në Tiranë është gdhendur në memorien historike të kombit, si një nga krimet më të egra çnjerëzore, të kryera veçanërisht ndaj popullsisë civile, nga pushtuesit nazistë dhe shërbëtorët e tyre kuislingë.

Në 77-vjetorin e kësaj date kujtese dhe simbol të vuajtjes e qëndresës së Tiranës heroike, nderojmë sot me dhembje dhe respekt të lartë, kujtimin e paharruar të viktimave të pafajshme dhe sakrificat e jashtëzakonshme të qytetarëve tiranas, për Çlirimin e kryeqytetit dhe të gjithë Shqipërisë. Antifashizmi dhe vlerat patriotike të Luftës, qëndrojnë në themel të lirisë, demokracisë, kontributit tonë në NATO dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë. Krenarë, që në një nga periudhat më të errëta të njerëzimit, u rreshtuam në anën e duhur të historisë.

Operacioni i 4 shkurtit i quajtur Masakra e 4 shkurtit të vitit 1944 sipas numrit të gazetës “Bashkimi” që doli një vit pas ngjarjes, në kohën e regjimit komunist, ishte një operacion kundëraksion i autoriteteve shtetërore të Mbretërisë Shqiptare si përgjigje e atentateve që u kishin bërë figurave politike.

Masakra e 4 shkurtit 1944, ka mbetur ende e paqartë për numrin e të vdekurve që mendohet se ishin 84 qytetarë të Tiranës. Ajo është konsideruar si një vazhdim i reprezaljve dhe terrorit të ushtruar nga pushtuesit gjermanë dhe bashkëpunëtorët e tyre shqiptarë, të drejtuar nga Ministri i Brendshëm, shqiptari nga Mitrovica, Xhaferr Deva.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta masakra e 4 shkurtit 1944 ilir meta masakra e 4 shkurtit 1944

Sondazh

Poll

Politike 4 Shkurt 2021, 17:27

TIRANË– Ish-kryeministri Fatos Nano do të vijë mbrëmjen e sotme në një rrëfim të veçantë për jetën e tij, pas 11 vitesh mungesë në televizion. Opini...