Politike

SPAK nis hetimet për ”Përgjimet e Ndraghetës”, Ambasadori italian: Bashkëpunim i shkëlqyer! Itali- Shqipëri së bashku

4 Shkurt 2021, 18:21 Nga DOSJA
SPAK nis hetimet për ”Përgjimet e Ndraghetës”,

TIRANË– Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Buçi ka reaguar pasi sot SPAK vendosi të nisë hetimet në Shqipëri për grupin kriminal të Ndraghetës.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai shkruan se ishte një bashkëpunim i shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Italisë, që do të jenë bashkë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Mbledhje sot në mëngjes në Romë midis Prokurorit Kombëtar të Antimafia italiane Cafiero de Raho dhe Drejtuesit e SPAK.  Bashkëpunim i shkëlqyer e gjithmonë e më i ngushtë. Italia dhe Shqipëria bashkë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit!”, tha ai përmes një postimi në Twitter.

Dy javë pasi në media u publikuan përgjimet e mafias italiane Ndrangheta, ku pjesë e saj u bënë dhe disa figura të njohura në vend, SPAK vendosi që të nisë hetimet. Në njoftimin zyrtar SPAK bën të ditur procedimi penal është regjistruar në datën 25 Janar dhe bëhet me dije vetëm sot, në një moment kur është zhvilluar një takim mes Drejtuesit të Prokurorisë Kombëtare të Antimafias dhe Antiterrorizmit në Itali, Federico Cafiero de Raho, dhe kreut të SPAK, Arben Kraja. Hetuesit e SPAK do të kthehen nga Roma me dosjet e plota, kur përfshihen shqiptarët. Sipas marrëveshjes mes SPAK dhe antimafias italiane nuk ka nevojë për letërporosi për marrjen e dokumentacionit.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fabrizio bucci fabrizio bucci

Sondazh

Poll

Politike 4 Shkurt 2021, 17:27

TIRANË– Ish-kryeministri Fatos Nano do të vijë mbrëmjen e sotme në një rrëfim të veçantë për jetën e tij, pas 11 vitesh mungesë në televizion. Opini...