Bota

Haradinaj: Të jetojmë në paqe duke mbrojtur atë që është e jona

4 Shkurt 2021, 19:17 Nga DOSJA
Haradinaj: Të jetojmë në paqe duke mbrojtur atë që

KOSOVË- Kandidati për President i Kosovës, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar Prekazin ditën e sotme. Gjatë vizitës që ka bërë në Prekaz, Haradinaj ka thënë se ata duhet të jetojnë në paqe por duke mbrojtur atë që është e tyre. Ai gjithashtu ka përmendur se Kosovës i duhet një President i fortë.

“Dëshirojmë të jetojmë në paqe, por duke e mbrojtur atë që është e jona!”, ka thënë Haradinaj.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora ramush haradinaj zgjedhjet ne kosove ramush haradinaj zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll