Politike

Basha me pedagogë e studentë për planin: Do ta transformojë arsimin e lartë dhe atë profesional

4 Shkurt 2021, 15:33 Nga DOSJA
Basha me pedagogë e studentë për planin: Do ta transformojë

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me pedagogë dhe studentë ku dhe ka dëgjuar problematikat e tyre.

Basha në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, shkruan se Kryeministri Edi Rama, nuk ka dhënë asnjë mbështetje për kërkimin shkencor dhe as për kualifikimin e të rinjëve.

Po ashtu kreu i opozitës, shkruan se nëse do të vij në pushtet pas zgjedhjeve të 25 prillit, të financojë tarifat e studimit për të gjithë studentët që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj dhe 50% për ata nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj. 

Postimi i plotë i Bashës: 

Kisha kënaqësinë të isha sot bashkë me pedagogë dhe student, për të diskutuar me ta planin tonë “Shqipëria fiton arsimin”. Edi Rama nuk dha asnjë mbështetje as për kërkimin shkencor, as për kualifikimin e të rinjve tanë, as për lidhjen e universiteteve me tregun e punës. Nuk mjaftoi, bëri një ligj të arsimit të lartë që kap politikisht universitetet dhe i vë ato në shërbim të objektivave të tij personal. Programi ynë “Shqipëria fiton arsimin” do ta transformojë arsimin e lartë dhe atë profesional. Ne do t’u rikthejmë dinjitetin e pedagogëve duke rritur pagat në nivelin e 900 eurove per pedagogët dhe 1300 euro për profesorët. Do të financojmë me grante arsimin e lartë dhe do ta dixhitalizojmë gjithë këtë cikël arsimor me një projekt prej 40 milionë dollarësh. Ne nuk do të lëmë asnjë të ri të mbetet pa studiuar për shkak të varfërisë. Do të financojmë tarifat e studimit për të gjithë studentët që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj dhe 50% për ata nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj. Do të nxisim punësimin e dhjetëra mijëra studentëve të diplomuar përmes programit të praktikave të punës së paguar 300 mijë lekë në muaj për 10 mijë më të mirë çdo vit. 7000 deri 9000 të rinj do të punësohen çdo vit prej këtij programi. Të rinjtë tanë do të kenë mundësinë të punojnë në kompani të huaja me paga të larta dhe mundësi për karrierë në vendin e tyre. Me këtë program Shqipëria fiton ekonominë, fiton arsimin, fiton rininë. Më 25 prill, Shqipëria fiton dhe Edi Rama humb.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll