Politike

Rama batuta me qytetarin: Unë jam gomar! Iliri është ujk, Luli si arush…

4 Shkurt 2021, 15:03 Nga DOSJA
Rama batuta me qytetarin: Unë jam gomar! Iliri është ujk, Luli si

SHIJAK– Kryeministri Edi Rama ishte dje në fshatin Gjepal të Shijakut, ku edhe inspektoi nga afër disa prej banesave të shembura dhe të rindërtuara. Si në çdo takim të kryeministrit Rama, nuk kanë munguar as krahasimet mes politikanëve dhe kafshëve. Për Ramën, qytetari tha se numri një i qeverisë ngjasonte me një gomar, ndërsa presidentin Ilir Meta e krahasoi me një ujk. Për kryedemokratin Lulzim Basha, qytetari u shpreh se ngjason me një ari polar.

PJESË NGA BISEDA: 

Rama: Ka punuar tokën ky. Është marrë me kafshët dhe ka kaluar tek njeriu. Po të isha kafshë, çfarë kafshe do isha unë? Sipas teje se je i fushës. Cila…?

Banori: Të të them kafshë punëtore…

Rama: Gomar. Gomari është më punëtor. I mban të gjithë ngarkesat i çon në destinacion. Edhe të birin e Perëndisë gomari e mbajti. Se i biem në qafë gomarit. PO unë jam gomari. Kjo virusi presidencial, çfarë kafshe është sipas teje?

Banori: Nuk ngopet. Është ujk..

Rama: Po ky tjetri, se këtij nuk i themi dot ujk. Çfarë është ky?

Banori: Luli është ariu polar. Fle gjumë 6 muaj.

Rama: Ai arush polar, jo ari polar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne shijak edi rama edi rama ne shijak

Sondazh

Poll