Politike

Dita Globale e Zgjedhjeve/ Meta thirrje qytetarëve: Votoni më 25 prill, ju garantoj që vota juaj nuk do të preket

4 Shkurt 2021, 15:22 Nga DOSJA
Dita Globale e Zgjedhjeve/ Meta thirrje qytetarëve: Votoni më 25

TIRANË- Presidenti Ilir Meta në Ditën Globale të Zgjedhjeve, u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë më 25 prill, pasi sipas tij pjesëmarrja në zgjedhje është një mision politik. 

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Meta ndër të tjera u ka garantuar qytetarëve që nuk do të lejoj asnjë që të prek votën e tyre. 

“Me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve, u bëj thirrje të gjithë të rinjve dhe shqiptarëve, të marrin pjesë në referendumin historik të 25 prillit 2021. Vota është fuqia e vërtetë e çdo qytetari, sidomos e të rinjve, që kërkojnë dhe mezi presin ndryshimin e madh. Pjesëmarrja në zgjedhje, është një mision patriotik. Askush nuk duhet të mungojë!
I garantoj të gjithë shqiptarët se jam i vendosur dhe i angazhuar për të mos lejuar askënd të prekë votën e tyre!”– ka thënë ai. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike llir meta llir meta

Sondazh

Poll