Politike

‘Gjyqtarja Vjola Canaj e korruptuar, liron kriminelët’/ Rama i përgjigjet denoncimit të komentuesit: Unë nuk e di se kus

4 Shkurt 2021, 13:27 Nga DOSJA
‘Gjyqtarja Vjola Canaj e korruptuar, liron kriminelët’/ Rama i

TIRANË– Kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit që mbajti ditën e sotme duke iu përgjigjur pytjeve të komentuesve u ndal dhe tek një pyetje që u bë për një gjyqtare në Vlorë. Rama tha se nuk e di fare se kush është gjyqtarja Vjola Canaj në Vlorë e cila është përmendur nga komentuesi dhe nuk e di se sa e korruptuar është.

Mirëpo nga ana tjetër ai tha se në këtë momente në Gjykatë po kryhet të paktën një krim nga anëtarët e saj. Kryeministri vijoi fjalën e tij duke thënë se sistemi i drejtësisë ende nuk është i pastruar.

DEKLARATA:

‘Unë nuk e di kush është Vjola Canaj në Vlorë, i kërkoj ndjesë që i përmend emrin, por e shkruan Stiven Jonaj dhe thotë: Më shpjegon dot se çfarë bën në punë gjyqtarja Vjola Canaj më e korruptuar, ajo po liron kriminelët, merruni me këtë çështje. Nuk e di kush është Vjola Canaj, nuk e di sa e korruptuar që është. Por tani që ne po flasim në një gjykatë të vendit po bëhet një krim nga një gjykatës. Sot, tani në këtë moment, ju siguroj që në një gjykatë të vendit po kryhet një krim, mund të jenë 2-3-5, por cdo ditë bëhen krime. Mendojnë se do ti shpëtojnë drejtësisë, sepse ose nuk futen në vetting, ose do digjen nga vetingu, ose do kapin c’të kapin. Pra sistemi nuk është ende i pastruar dhe institucionet e reja, SPAK, këshillat e prokurorisë kanë filluar të strukturojnë punën e tyre. Po këtu një ndërtim pa leje bën dhe të duhen vite dhe jo të ngresh një shtet me lifhe me struktura, aty ku ke gjetur një situatë pas tërmetit. Dhe drejtësia e re do të fillojë të funksionojë, do të jetë e prekshme, e pas pastrimit do të fillojë goditja e gjykatësve të korruptuar. “, tha Rama.

LAJMI KRYESOR: ‘The Economist’ për demokracinë, Rama: Jemi futur në të njëjtën klasë me BE dhe SHBA! S’jam i kënaqur, ka ende punë. Sulme sërish ndaj Bashës

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama vjola canaj edi rama vjola canaj

Sondazh

Poll