Politike

Takimi me pedagogët dhe studentët, Basha: Mungojnë investimet në arsim, angazhimet tona janë të mirëstudiuara

4 Shkurt 2021, 12:42 Nga DOSJA
Takimi me pedagogët dhe studentët, Basha: Mungojnë investimet

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me pedagogë dhe studentë të Tiranës. Kryedemokrati theksoi rëndësinë e kualifikimit dual të studentëve të të gjitha degëve, përfshirë ato teoriket, ndërsa shpalosi edhe tre objektivat kryesorë të demokratëve.

“Me programin tonë “Shqipëria fiton arsimin”, ne synojmë tre objektiva kryesore: objektivi i parë sigurisht ka të bëjë me rininë që nga fëmijët deri tek të sapodiplomuarit. Në të gjithë treguesit e arsimit shqiptarë parauniversitar dhe universitar për fat të keq 8 vitet e fundit Shqipëria ka ecur mbrapa, dhe arsyeja kryesore është sepse kanë munguar investimet në arsim.

Investimet janë detyrë e drejtpërdrejtë e qeverisë. Në këtë kuadër roli i qeverisë që ju me modesti e quani arbitër, por duhet të jetë shumë më i madh dhe pikërisht këtë propozon, këtë ofron plani ynë, i cili është një plan konkret nuk ka aty asnjë premtim, por ka angazhime të mirëstudiuara dhe të ndërmarra në kuadër të kushteve ku ndodhet Shqipëria dhe të mundësive që ka Shqipëria për të dalë nga kjo gjendje”, u shpreh Basha.

Kreu i PD-së duke folur mbi kualifikimin dual solli shembuj suksesi nga Perëndimi, ku sipas tij shkëlqen Gjermania, që u mundëson të rinjve jo vetëm diplomim, por të dalin nga universiteti me aftësi për tu integruar menjëherë në tregun e punës.

“Nuk dua të zgjatem tek aspektet e para universitarit por dua të fokusohem tek kualifikimi dual te institucionet e arsimit të lartë. Tashmë e dimë që kjo është një përvojë mjaft e suksesshme e Perëndimit. Gjermani shkëlqen në këtë shembull. Kjo i mundëson të rinjve jo thjesht të diplomohen, por të dalin nga universiteti praktikisht me aftësi personale për tu integruar menjëherë në tregun e punës.

Natyrisht për çdo përpjekje, ku futet edhe praktika, kjo është më e kushtueshme se sa thjeshtë teoria apo se sistemi i vjetër universitar, ne këtë e dimë sepse si për shëmbull degët klasike si shëndetësia, mjekësia, të cilët praktikisht e kanë të ndërtuar brenda e kanë pasur të ndërtuar që në fillim, që para qindra vitesh idenë e arsimit dual janë edhe më të shtrenjtat më të kushtueshme për sa i përket mbështetjes financiare buxhetore apo mbështetjes financiare për universitetet e insituticionit arsimor të lartë privat. Tani e kuptojmë se jetojmë në një realitet ekonomik që kjo na duhet të shtrihet tek të gjitha profesionet, absolutisht të gjitha profesionet nga ato që mund të duken akoma si më teorikët, për shembull Juridiku”, tha ai.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll