Aktualitet

Sherr në Bulqizë, dy vëllezër godasin 45-vjeçarin në servisin e tij, shpallen në kërkim nga policia

4 Shkurt 2021, 13:55 Nga DOSJA
Sherr në Bulqizë, dy vëllezër godasin 45-vjeçarin

BULQIZË– Një sherr me sende të forta ka ndodhur në qytetin e Bulqizës. Nga konflikti i plagosur ka mbetur një 45-vjeçar që ndodhej në ambientet e servisit të tij. Kanë qënë dy persona, vëllezër të cilët pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta 45-vjeçarin i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI NGA POLICIA

 

 

Goditën me sende të forta një shtetas, Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy autorët (vëllezër).Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u shpallën në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasve :XH., 49 vjeç, banues në Durrës; M. Xh., 38 vjeç, banues në Bulqizë (vëllezër).Këta shtetas me datë 03.02.2021, pas një konfliktit për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta në ambientet e servisit të tij, shtetasin B. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.Nga shërbimet e Policisë vijon kontrolli i zonës për kapjen e tyre.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje,” kryer në bashkëpunim”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sherr në bulqizë sherr në bulqizë

Sondazh

Poll