Aktualitet

I akuzuar për vrasje, policia kontrollon telefonin e shqiptarit në Angli, po kërkonte informacion për fluturimet drejt Greqi

4 Shkurt 2021, 13:45 Nga DOSJA
I akuzuar për vrasje, policia kontrollon telefonin e shqiptarit në

ANGLI– Shqiptari Anxhelo Xhaferi është i dyshuar për vrasjen e HamaWand Ali Hussain, 30 vjeç. Indiani u gjet i vdekur në pronën e tij në Charterhouse Street, Hartlepool më 14 Shtator 2019. Hussain, i cili kishte lindur në Kurdistan, por kishte nënshtetësi britanike, mendohet se do të shkonte në një takim me tregtarët e drogës.

‘Hartlepoolmail.com‘ shkruan se prokurorët pretendojnë se Hamawand u qëllua në distancë me një armë gjahu menjëherë pasi ai arriti në shtëpi. Policia ka zbuluar disa të dhëna të reja në telefonin e shqiptarit Anxhelo Xhaferi, 24 vjeç.

Xhaferi është një nga katër të arrestuarit, ndërsa thuhet se shqiptari ishte duke kërkuar informacione për fluturime të mundshme për në Greqi. Sipas të dhënave të zbuluara, fluturimi në fjalë ishte planifikuar për në 12 Tetor 2019.

Nicholas Lumley QC, avokati i Xhaferit, vuri në dukje se vetëm në datën 17 shtator, ky i fundit kishte kërkuar informacione mbi fluturime për në Greqi. Xhaferi  posedon një pasaportë greke dhe Brocklesby tha se ai nuk ishte në dijeni nëse fluturimi ishte rezervuar me të vërtetë.

Ai gjithashtu theksoi se nuk mund të vërtetohej nëse telefoni është përdorur nga Xhaferi apo nga persona të tjerë. Gjithashtu sipas gjykatësit, janë zbuluar gjurmë gishtërinjsh që i përkasin Xhaferit në një qese të zezë të gjetur në rrugën Charterhouse pas vrasjes.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anxhelo xhaferi anxhelo xhaferi

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Shkurt 2021, 11:14

TIRANE- Vaksinimi kundër COVID19 ka nisur me shifra të larta në disa vende të botës ndërsa Evropa po përballet me vonesën në shpërndarje. Teksa miliona raste të...