1 muaj nga zhdukja e Davide Pecorellit, miku i tij: Po shiste produkte me vlerë 70 mijë euro, aparaturën do e prezantonte te
TIRANË– Një muaj dhe akoma nuk dihet asgjë për biznesmenin italian Davide Pecorelli i cili është zhdukur në Pukë. Miku i tij Fabrizio Paladino ka dhënë një intervistë për Fax news, ku është shprehur Davide kishte ardhur për të bërë biznes në Shqipëri.
Sipas Paladinos, Pecorelli do të shiste një aparaturë në Shqipëri me vlerë 70 mijë euro një mjeku, për të cilën miku italian thotë se nuk ka dijeni mbi identitetin.
“Prej Dhjetorit Pecorelli ka qenë disa herë në Shqipëri, ai kishte ardhur në Shqipëri për të prezantuar makineri lazeri te klientët që ishin të interesuar për ta blerë, ishin makineri të kushtueshme, rreth 70 mijë euro.Një mik i kishte thënë se duhet të takonte një mjek për tia prezantuar. Rezulton që ai ka qenë në kontakt me një mjek që punonte në Shqipëri, të cilit do ti prezantonte dhe aparaturën. Siç e thashë ai ka udhëtuar në fillim të Janarit, ku ka humbur dhe kontaktet e fundit. I takon Policisë shqiptare që të gjejë mjekun të cilin do takonte Pecorelli”, u shpreh Paladino.
Sa i takon mundësisë që biznesmeni italian mund të ketë kryer vetëvrasje, Paladino shprehet se nuk ka pasur asnjë shans që kjo të ndodhë, duke e njohur mirë personalitetin e tij.
“Biznesi mund të jetë një nga hipotezat, pasi ka shumë pista në fakt. Mund të jetë e komplikuar pasi ai ka njohur njerëz të shumtë me të cilët bënte pazare në Shqipëri, dhe mund të ketë rënë dhe në persona të gabuar. Hetimet duhet të hedhin dritë në fakt për atë që ka ndodhur me Pecorellin, së bashku me analizën e ADN-së që do të krahasohet në Itali”, tha Paladino.
Miku i Pecorellit tha më tej se janë shumë pista që mbeten pa përgjigje nga hetuesit shqiptar, ndërkohë që e përkufizoi Daviden si një person shumë inteligjent dhe miqësor.
“Në Itali janë hapur hetimet nga prokuroria e Perugias, policia dhe prokuroria po pyet të afërmit me të cilët ai ka punuar në bizneset në Itali, për të kuptuar se çfarë donte të bënte dhe pse u nis Davide në Janar në Shqipëri. Mund të jetë edhe një zhdukje e vullnetshme nga ana e tij, por sipas meje dhe sipas opinionit publik këtu në Toskana, duhet të jetë prokuroria dhe Policia shqiptare ajo që duhet të vijojë më tej hetimet.Lidhja mes Shqipërisë dhe Italisë bëhej nga partnerja e tij shqiptare, e cila jetonte në qytetin e Vlorës. Në Toskana ka pasur një sërë biznesesh, parukeri, hotele, dhe ai kërkonte që të zgjerionte rrjetin e tij të sipërmarrjes edhe në Shqipëri. Edhe për shkak të pandemisë ka pasur një ecuri jo të mirë ekonomike. Për momentin nuk ka elementë që të na drejtojë drejt një skenari të caktuar, ajo që mund të them te të përsëris, është që e përjashtoj mundësinë që ai të ketë vrarë veten. Mund të them që Davide ishte shumë inteligjent, besnik, dhe nuk kishte pse të krijonte probleme me askënd”, tha më tej miku i tij.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
FOTOT nga vendi i ngjarjes! Trupi i irakienit pa jetë pak metra larg avionit…32-vjeçari me dëmtime në kokë e trup, prej d
GREQI– Dalin pamjet nga vendi ku është rrëzuar avioni ushtrak në Janinë të Greqisë, ku edhe është gjendur i vdekur piloti irakien.Siç duket edhe nga pamj...
E RËNDË/ I zhdukur që prej të dielës! Gjenden mbetjet e avionit ushtarak grek në Janinë, ekipet e shpëtimit gjejnë pa j
JANINË– E rëndë në Greqi! Një avion ushtarak grek është rrëzuar në Janinë të Greqisë, ku edhe ka mbetur i vdekur një 32-vjeçari irakian, identiteti ...
E RËNDË në Tiranë! E mitura denoncon babain e saj për abuzim seksual, i rrëfeu nënës ngjarjen, reagimi i saj: Ik se s’
TIRANË– Një e mitur nga Tirana ka denoncuar në komisariat babain e saj pasi ky i fundit ka abuzuar seksualisht për një kohë të gjatë me të. Menjëherë pas m...
ITALI/ Kultivonin 500 rrënjë kanabisi në Torino, arrestohen dy vëllezër shqiptarë
ITALI-Policët e Torinos ditën e sotme ka arrestuar dy vëllezër shqiptarë të cilët kishin krijuar një vend për kultivimin e marijuanës në një vilë në qendër të ...
Shkeli masën e ‘arrest me burg’, dhunoi nënën e tij, bie në pranga 29-vjeçari nga Vlora
VLORË– Policia e Vlorës ka arrestuar një 29-vjeçar pasi ky i fundit përveç se ka shkelur masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ka dhunuar ...
Kërkon pafajësi me çdo kusht! S’pranon vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, Arben Frroku nis KËRKESAT nga Holanda: Më llogar
HOLANDË– Arben Frroku, i akuzuari kryesor për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj i ka dërguar një kërkesë nga Holanda Gjykatës së Posaçme në Tiranë. N...
Doli nga banesa, harroi gjellën në zjarr, merr flakë apartamenti në Vlorë
VLORË– Zonja e shtëpisë doli nga banesa mirëpo harroi gjellën që e kishte në zjarr. Apartamenti i saj është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në një...
Jeni në kërkim të një pune?! Jeni në kërkim të një profesionisti?! Mos u lodh shumë “Dritarja e Mundësive” është
Më datë 30 janar u realizua aktiviteti i hapjes së nismës “Dritarja e mundësive”, një platformë digjitale e krijuar për t’iu ardhur në ndihmë të rinjve, të cilë...