Aktualitet

Digjet mjeti i juristit të Kadastrës në Vlorë, policia: Akt kriminal i qëllimshëm

4 Shkurt 2021, 12:29 Nga DOSJA
Digjet mjeti i juristit të Kadastrës në Vlorë, policia: Akt

VLORË– Një punonjësi të Kadastrës së Vlorës, Ermal Hoxhës iu dogj makina gjatë natës, një ngjarje që duket se është shkaktuar qëllimisht. Automjeti Toyota Yaris është djegur në shtëpinë e 32 vjecarit Ermal Hoxha, rreth orës 3 të mëngjesit.E motra e pronarit të mjetit, Saimira Hoxha dëshmitare e ngjarjes hedh disa dyshime.

“Dyshoj tek ish bashkëjetuesi qe do te me marre femijen”, shprehet ajo. Dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme.

Policia në njoftimin e saj zyrtar konfirmon djegien e makinës në Vlorë.

Vlorë/ Informacion paraprak

Më datë 04.02.2021, rreth orës 03:25, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet i markës “Toyota”, në pronësi të shtetasit E. H., 32 vjeç, banues në Vlorë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Makina e Ermal Hoxhës është djegur orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë. Paraprakisht dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, megjithatë po punohet për kapjen e autorit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina e ermal hoxhes ermal hoxha vlore digjet makina e ermal hoxhes ermal hoxha vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Shkurt 2021, 11:14

TIRANE- Vaksinimi kundër COVID19 ka nisur me shifra të larta në disa vende të botës ndërsa Evropa po përballet me vonesën në shpërndarje. Teksa miliona raste të...