Aktualitet

Vjehrri ushtron dhunë ndaj dy nuseve të tij në Pogradec, djali e bën për “spital”, të dy vihen në pranga

4 Shkurt 2021, 13:04 Nga DOSJA
Vjehrri ushtron dhunë ndaj dy nuseve të tij në Pogradec, djali e

POGRADEC– Dy nuse në qytetin e Pogradecit janë dhunuar nga vjehrri i tyre. Një sherr në familje ka ndodhur në fshatin Buçimas në Pogradec. 32-vjeçari E. M. është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë ndaj të atit M. M., 64 vjeç. Ndërkohë ky i fundit akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj dy nuseve të djemve të tij M. M., 31 vjeçe dhe E. M., 28 vjeçe. Ndaj këtyre të fundit është lëshuar urdhër mbrojtje.

NJOFTIMI:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin e shtetasit në kërkim E. M., 32 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.Ky shtetas, në datën 28.01.2021, dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit M. M., 64 vjeç. Në lidhje me këtë rast u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes për shtetaset M. M., 31 vjeçe dhe E. M., 28 vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi shtetasi M. M. (vjehrri i tyre) ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj tyre.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ngjarja ne pogradec vjehrri ushtron dhune ndaj nuseve ngjarja ne pogradec vjehrri ushtron dhune ndaj nuseve

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Shkurt 2021, 11:14

TIRANE- Vaksinimi kundër COVID19 ka nisur me shifra të larta në disa vende të botës ndërsa Evropa po përballet me vonesën në shpërndarje. Teksa miliona raste të...