Aktualitet

Përgjimet e Ndranghetës/ SPAK nis hetimet në Shqipëri për grup kriminal e pastrim parash, Arben Kraja shkon në Romë

4 Shkurt 2021, 11:58 Nga DOSJA
Përgjimet e Ndranghetës/ SPAK nis hetimet në Shqipëri

TIRANË– Dy javë pasi në media u publikuan përgjimet e mafias italiane Ndrangheta, ku pjesë e saj u bënë dhe disa figura të njohura në vend, SPAK vendosi që të nisë hetimet. Në njoftimin zyrtar SPAK bën të ditur procedimi penal është regjistruar në datën 25 Janar dhe bëhet me dije vetëm sot, në një moment kur është zhvilluar një takim mes Drejtuesit të Prokurorisë Kombëtare të Antimafias dhe Antiterrorizmit në Itali, Federico Cafiero de Raho, dhe kreut të SPAK, Arben Kraja. Hetuesit e SPAK do të kthehen nga Roma me dosjet e plota, kur përfshihen shqiptarët. Sipas marrëveshjes mes SPAK dhe antimafias italiane nuk ka nevojë për letërporosi për marrjen e dokumentacionit.

Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera e të ngrejë biznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre.

Përgjimet shkaktuan zhurmë të madhe në vend si nga ana e opozitës dhe nga maxhoranca. PD vazhdimisht doli në deklarata duke thënë se Rama, Veliaj dhe të tjerë janë të përfshirë në këtë rrjet kriminal. Ndërsa Rama gjatë një konference zgjodhi të citojë konkluzionin e prokurorisë italine që thotë se edhe pse është folur për investime të mëdha në Shqipëri në fakt mafia italiane ka pasur vetëm në një dyqan të vogël dhe ka dështuar.

Nga ana tjetër ambasadori italian Fabrizio Bucci tha mbrëmjen e djeshme në një intervistë të dhënë se prokuroritë e të dyja vendeve kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm se çështja do të shqyrtohet edhe në vendin tonë dhe se në media nuk janë publikuar të gjitha përgjimet. Gjatë intervistës ai shtoi se ka një marrëdhënie të ngushtë mes prokurorit kombëtar Federico Cafiero De Raho dhe kryetarit të SPAK Arben Kraja. Thënë këtë ai vijoi duke u shprehur se ka pasur baskëpunim të ngushtë dhe se “së shpejti do të ketë zhvillime të rëndësishme”.

NJOFTIMI:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 25.01.2021, ka regjistruar kryesisht procedimin penal Nr.17/2021, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 259, 333/a, 287 – 28/4 dhe 334 i Kodit Penal.

Regjistrimi i këtij procedimi penal është bërë mbi bazën e disa artikujve të publikuara në media të ndryshme, në lidhje me hetimet e kryera nga Prokuroria Antimafia e Catanzaros në Republikën e Italisë, të cilat hedhin dyshime në lidhje me përfshirjen e shtetasve shqiptarë dhe të huaj, në aktivitete kriminale në Republikën e Shqipërisë,

Në kuadër të sqarimit të rrethanave dhe fakteve që lidhen me objektin e hetimeve të këtij procedimi penal, sot me datë 04.02.2021 në selinë e Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm në Romë, u zhvillua një takim koordinativ. Takimi u realizua nën drejtimin e zotit Federico Cafiero de Raho, Drejtues i Prokurorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm, Itali dhe zotit Arben Kraja, Drejtues i Prokurorisë së Posaçme, Shqipëri, me pjesmarrjen dhe të prokurorëve italianë dhe shqiptarë që hetojnë këto dy procedime penale në shtetet respektive.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar garanton publikun se është e vendosur për të hetuar deri në fund çdo element dhe fakt që përbën indicje për veprimtari kriminale të kryer në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe që lidhet me objektin e hetimeve të kryera deri tani nga Prokuroria Antimafia e Catanzaros.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet megaoperacioni ne itali ndrangheta ne shqiperi pergjimet e ndraghetes megaoperacioni ne itali ndrangheta ne shqiperi pergjimet e ndraghetes

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Shkurt 2021, 11:14

TIRANE- Vaksinimi kundër COVID19 ka nisur me shifra të larta në disa vende të botës ndërsa Evropa po përballet me vonesën në shpërndarje. Teksa miliona raste të...

Aktualitet 4 Shkurt 2021, 09:53

ITALI– Në Itali ka nisur marrja në pyetje e të gjithë personave që dolën të përfshirë në përgjimet e grupit të mafias ‘Ndrangheta’. Prokuroria e Kat...