Aktualitet

U vranë në sy të grave dhe fëmijëve, IDENTIFIKOHET vëzhguesi i vrasjes së trefishtë në Bradashesh, po mbrohet nga ‘dj

4 Shkurt 2021, 12:22 Nga DOSJA
U vranë në sy të grave dhe fëmijëve, IDENTIFIKOHET

ELBASAN– Vrasja e trefishtë në Elbasan më 29 dhjetor 2018 tani ka një emër…Markelian Qosja. Policia e Shtetit ka bërë me dije me anë të një njoftimi zyrtar se ka identifikuar një prej të dyshuarve kryesorë të ekzekutimit, i cili ndodhi tri vite më parë në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan.

Si pasojë e breshërisë së plumbave ndërruan jetë në vend Endrit Alibeaj, Arben Dylgjeri dhe turku Terdal Durunay, të cilët kishin ardhur në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit.  35-vjeçari Qosja akuzohet për vrasje dhe për armëmbajtje pa leje, bazuar në provat e mbledhur nga Prokuroria e Elbasanit, dhe është vënë në kërkim ndërkombëtar. Mësohet se roli i Qosjes në atentatin me tre viktima ka qënë ai i vëzhguesit.

Dosja.al ka mësuar se personi që vëzhgoi lëvizjet e tre viktimave, Endrit Dylgjeri (Alibej), 34 vjeç, Arben Dylgjeri 54 vjeç si dhe të shtetasit turk të identifikuar si Erdal Duranay, 51 vjeç, ka udhëtuar më herët drejt Dubait, aty ku ka gjetur edhe strehën e tij. Personazhet që po e mbrojnë janë të njohur në botën e krimit në Elbasan, të ashtuquajtur edhe si “grupi i Dubait”.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Identifikohet dhe shpallet në kërkim ndërkombëtar një nga autorët e vrasjes së trefishtë të ndodhur në vitin 2018, në Elbasan. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, pas një pune të mirëfilltë hetimore bënë të mundur identifikimin e një prej autorëve të ngjarjes së ndodhur në datën 29.12.2018, në fshatin Bradashesh, Elbasan, ku mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit E. A., A. D. dhe T. D.

Si rezultat i hetimeve të kryera, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u bë shpallja në kërkim ndërkombëtar e autorit të dyshuar, shtetasi: M. Q., 35 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen edhe të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Njoftimi i plotë i policisë:

MASAKRA E BRADASHESHIT

Tre ditë para ndryshimit të viteve në dhjetor të 2018-ës, 3 persona, mes tyre edhe një shtetas turk, u vranë me breshëri kallashnikovi brenda makinës tip “Range Rover”. Dy shqiptarët e vrarë ishin Endrit Alibej 34 vjeç; Arben Dylgjeri, 56 vjeç, të dy kushërinj me njëri-tjetrin dhe Erdal Durunay, 51 vjeç. Shqiptarët sapo ishin kthyer për të kaluar festat e fundvitit me familjarët e tyre, kur në afërsi të Kombinatit Metalurgjik një makinë u ka zënë pritë dhe i ka qëlluar pa mëshirë. Famtmirësisht plumbat kanë kursyer makinat para ‘Range-t’ me targa rumune, ku po udhëtonin gratë e fëmijët e të vrarëve. Në 3 makinat ndodheshin 5 gra dhe 3 fëmijë.

HAKMARRJE NGA VËLLAI

Vetëm pak muaj më parë, në shtator të 2020, në prangat e Policisë ra Erion Alibej, vëllai i Endritit. Ai akuzohet se Erion Alibej u arrestua pasditen e djeshme. Ai akuzohet se ka urdhëruar dhe organizuar vrasjen e Emiljano Ramazanit, Regis Runajt dhe Bujar Çelës. Erion Alibej është akuzuar edhe për plagosjen e Xhoni Rustës, kushëririt të Suel Çelës. Erion Alibej njihet ndryshe si Andrea Alibej por edhe si Erion Dylgjeri. Vetëm pak muaj pas prangosjes së tij, në mes të Brukselit u ekzekutua kunati i tij, Ardit Spahiu.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben dylgjeri endrit alibeaj markelian qosja terdal durunay arben dylgjeri endrit alibeaj markelian qosja terdal durunay

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Shkurt 2021, 11:14

TIRANE- Vaksinimi kundër COVID19 ka nisur me shifra të larta në disa vende të botës ndërsa Evropa po përballet me vonesën në shpërndarje. Teksa miliona raste të...

Aktualitet 4 Shkurt 2021, 09:53

ITALI– Në Itali ka nisur marrja në pyetje e të gjithë personave që dolën të përfshirë në përgjimet e grupit të mafias ‘Ndrangheta’. Prokuroria e Kat...