Bota

Qeveria në Kosovë merr vendim për ndarjen e miliona eurove, për disa çështje

4 Shkurt 2021, 12:13 Nga DOSJA
Qeveria në Kosovë merr vendim për ndarjen e miliona eurove,

KOSOVË-Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka lajmëruar ditën e sotme se pas një mbledhje të qeverisë, ka marrë disa vendime. Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se ka ndarë 10 mijë euro për rindërtimin e Kalasë së Ulqinit, ndërsa, 200 mijë euro janë ndarë për Komunën e Bujanovcit.

Po ashtu, ka thënë se ka ndarë 12 milionë euro për Ministrinë e Bujqësisë. Gjithashtu, ka vënë në dukje se Qeveria po vazhdon të kryej detyrat që burojnë nga mandati i tij.

Postimi i plotë: 

“Qeveria në detyrë vazhdon të kryej me përkushtim detyrat që burojnë nga mandati i sajë. Në takimin online Qeveria në detyrë ka marrë një sërë vendimet midis tyre: 10 mijë euro janë ndarë për rindërtimin e Kalasë së Ulqinit, pas dëmeve të shkaktuare nga vërshimet në Mal të Zi. Me 200 mijë euro do të ndihmohet Komuna e Bujanocit për sanimin e dëmeve nga vërshimet. Qeveria ka ndarë 12 milion euro për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për subvencione dhe transfere. Qeveria ka autorizuar Klinikën e Ortopedisë në SHSKUK që në koordinim me MPMS-në dhe me Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, të bëjë furnizimin dhe rregullimin e protezave dhe ofrimin e shërbimeve të tjera për nevoja të invalidëve të luftës së UÇK-së. Të gjitha shpenzimet për realizimin e këtyre shërbimeve do të mbulohen nga Buxheti i Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin në fuqi,”-ka shkruar Hoti.

 

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora avdullah hoti avdullah hoti

Sondazh

Poll

Bota 4 Shkurt 2021, 11:58

SHBA-51-vjeçarja Lauren Wendy Sanchez dhe Jeff Bezos kanë kaluar një situatë të trazuar dy vjet më parëqë kur u zbuluan si çift. Duke filluar nga ...