Bota

4 Shkurt 2021, 11:58 Nga DOSJA

SHBA-51-vjeçarja Lauren Wendy Sanchez dhe Jeff Bezos kanë kaluar një situatë të trazuar dy vjet më parëqë kur u zbuluan si çift. Duke filluar nga hapat e para, Sanchez filloi karrierën e saj si një asistente e tryezës në KCOP-TV në LA, raporton The Sun.

Ajo pastaj u ngrit me shpejtësi për t’u bërë spikere dhe reportere televizive për KTVK-TV dhe Extra në Phoenix. Në karrierën e saj të hershme ajo u zhvendos nga Fox Sports Net, ku fitoi shumë nominime për Emmy, në lajme dhe media të tjera si KTTV dhe The View.

Shikuesit e TV në Los Angeles do ta njohin Sanchez përmes punës së saj si ish-prezantuese në Fox’s Good Day LA nga 2011 në 2017. Në 2005, Sanchez u bë prezantuese e Fox’s ‘So You Think You Can Dance.’ Sánchez vazhdon të punojë herë pas here në Fox’s Good Day LA, Extra dhe shfaqje të tjera televizive. Tani ajo përqendrohet në projekte filmike dhe televizive të cilat i lejojnë asaj të përdorë aftësitë e saj si një pilot i licencuar.

Lauren dhe Jeff Bezos mendohet të kenë pasur një lidhje që nga Janari 2018 dhe një foto u shfaq që nga Prilli i 2018 ku ata shijonin një vakt së bashku. Më 10 Janar 2019 u pohua se miliarderi Bezos kishte dalë fshehurazi me Sanchez.

Afera doli në dritë kur Bezos akuzoi National Enquirer për shantazh ndaj tij në një post famëkeq në blog në Shkurt 2019. Besohet gjithashtu se Bezos bëri njoftimin e tij të divorcit nga gruaja MacKenzie duke besuar se fotot e tij dhe Sanchez së shpejti mund të bëheshin publike.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota amazon jeff bezos lauren wendy sanchez amazon jeff bezos lauren wendy sanchez

Sondazh

Poll