Bota

ANALIZA/Përdorimi i “Pasaportave të Vaksinave”, rruga e kthimit drejt normalitetit apo problemi që në krijimin?

4 Shkurt 2021, 11:45 Nga DOSJA
ANALIZA/Përdorimi i “Pasaportave të Vaksinave”, rruga e

BOTË-Qeveritë dhe zhvilluesit në të gjithë botën janë duke eksploruar përdorimin e mundshëm të “pasaportave të vaksinve” si një mënyrë për të rihapur ekonominë duke identifikuar ata që janë të mbrojtur ndaj Covid-19.

Sipas Reuters, ata që zhvillojnë teknologjitë, kanë thënë se mjete të tilla mund të vijnë me pasoja të rënda, të tilla s si përjashtimi potencial i grupeve të tëra nga pjesëmarrja shoqërore dhe iu kanë bërë thirrje ligjvënësve të mendojnë seriozisht se si ato do të përdoren.

Veçanërisht të interesuar për këtë pjesë janë industritë e udhëtimit dhe ato të argëtimit, që luftojnë për të kthyer në gjendjen normale krizën që ka lënë pandemia.

Midis atyre që zhvillojnë pasaporta janë kompanitë boiometrike iProov dhe firma e sigurisë kibernetike Mvine të cilat kanë ndërtuar një leje vaksine që tani po testohet brenda Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Britanisë pasi morën fonde nga qeveria Britania e Madhe.

Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i iProov Andreë Bud beson se pasaportat e tilla të vaksinave duhet të mbajnë dy informacione kryesore, një kush është ky person që është vaksinuar dhe si duket ky person.

“Njëra është, a është vaksinuar ky person? Dhe tjetra është, si duket ky person?  Ju duhet vetëm të përputhni me  fytyrë dhe të keni statusin e vaksinimi, nuk keni nevojë të dini identitetin e një personi,”- shtoi ai.

Po ashtu ai ka thënë se nuk duhet t’i detyrojnë njerëzit të kenë një certifikat të vaksinave, ku ka shtuar se mund të sjellin dhe probleme. Sipas tij çertifikatat e vaksinave po përhapen në disa vende dhe në Shtetet e Bashkuara dhe disa sektorit privat po i përdorin  për të pranuar klientët në ngjarjet sportive.

“Nuk mendoj se duhet të detyrojmë njerëzit të futen në pasaportat e vaksinave. Duhet të jetë zgjedhje. Por në hyrje, nëse nuk e keni atë pasaportë, atëherë ne do t’ju japim një mundësi tjetër.Unë mendoj se çertifikatat e vaksinave ngrenë çështje të mëdha shoqërore dhe politike. Detyra jonë është të sigurojmë bazën e teknologjisë për të bërë të mundshme pasaportat dhe çertifikatat e vaksinave. Nuk është vendi ynë të bëjmë gjykime nëse ato janë një ide e mirë apo jo, “tha ai.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota pasaporta e covid-19 pasaporta e covid-19

Sondazh

Poll