Bota

Studimi/ Një dozë e Pfizer/BioNtech siguron 90% mbrojtje kundër Covid-19, 21 ditë pas marrjes së saj

4 Shkurt 2021, 11:00 Nga DOSJA
Studimi/ Një dozë e Pfizer/BioNtech siguron 90% mbrojtje kundër

IZRAEL-Një dozë e vaksinës Pfizer dhe BioNTech iu jep njerëzve rreth 90% mbrojtje nga Covid-19 deri në 21 ditë pas marrjes së saj, sipas një analize të programit të vaksinimit masiv të Izraelit.

Analiza e të dhënave, e kryer nga studiuesit nga Universiteti i Anglisë Lindore me financimin e qeverisë së Britaninë së Madhe, është në kundërshtim me një studim të mëparshëm nga Izraeli, i cili sugjeroi që një dozë mund të mos japë mbrojtjen e duhur.

Sipas The Guardian, Hunter dhe Dr Julii Brainard që kanë zhvilluar studimin, tregon se imuniteti mund të fitohet vetëm 21 ditë pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, po ashtu ka vënë në dukje se infektimet janë shtuar, pasi deri në ditën e tetë njerëzit u bënë më pak të kujdesshëm.

Por, profesor Nachman Ash, i cili është marrë me studimin e  vaksinimit në Izrael ka thënë muajin e kaluar se një dozë e vetme dukej më pak efektive nga sa kishim menduar dhe ishte gjithashtu më e ulët nga sa kishte sugjeruar Pfizer. Ndërsa, Pfizer kishte thënë që efikasiteti ishte 52% pas një doze të vetme.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vaksinimi ne izrael vaksinimi ne izrael

Sondazh

Poll