Bota

Covid-19/ Britania e Madhe ka në plan të lehtësoj izolimin në muajin mars

4 Shkurt 2021, 10:49 Nga DOSJA
Covid-19/ Britania e Madhe ka në plan të lehtësoj izolimin

ANGLI-Britania e Madhe po planifikon të heqë gradualisht izolimin në javën e parë të  marsit. Sipas TheGuardian, lajmi është konfirmuar nga ministri në Mbretërinë e Bashkuar Nadhim Zahawi, i cili ndër të tjera ka thënë se vendimi për hapjen e shkollave do të diskutohen në parlament në 22 shkurt.

“Katër grupet kryesore më të rrezikuar në Britaninë e Madhe do të kishin marrë një dozë të parë të vaksinës deri në mes të shkurtit, që do të thotë se java e parë e marsit do të ishte pika kur “fillon me të vërtetë mbrojtja e vaksinë,  e cila do të ishte koha e saktë për të hapur fillimisht shkollat, pastaj të fillojë një rihapje graduale e ekonomisë,”-ka thënë ai.

Që prej fillimit të pandemisë në Britaninë e Madhe janë shënuar 3,871,825 raste infektimi dhe kanë ndërruar  jetë  109,335 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britania e madhe nadhim zahawi britania e madhe nadhim zahawi

Sondazh

Poll