Aktualitet

Grabitja në RINAS/ “Shefi i komisariatit dha dorëheqjen”, Berisha: Ja pse nuk e pranoi Rama

4 Maj 2019, 14:23 Nga DOSJA
Grabitja në RINAS/ “Shefi i komisariatit dha dorëheqjen”,

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me sulmet ndaj qeverisë dhe publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresën e tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar një mesazh të një qytetari dogjital, i cili shprehet se nga një burim serioz ka mësuar se shefi i komisariatit të Rinasit ka dashur të japë dorëheqjen pas grabitjes së miliona eurove, por nuk është lejuar nga kryeministri Edi Rama.

Sipas tij, ai nuk është lejuar për shkak se kjo do të implikonte edhe qeverinë.

Berisha shprehet se Përparim Dema, kreu i komisariatit të Rinasit është dorëhequr, por një gjë e tillë nuk është pranuar nga Kryeministri, dhe kjo për shkak se do të implikohej edhe ish-drejtori i bordit të Autoritetit të Aviacionit Civil, sot ministër i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Postimi i plotë i Berishës:

Pse Edvini bllokon doreheqjen e Perparim Demes!

Te dashur miq, burime nga brendia e narkoshtetit informojne se pas grabitjes shteterore te shekullit te 10 milion eurove ne barkun e avionit dhe doreheqjes se drejtorit te Aviacionit Civil, edhe shefi i narko komisariatit te policise se Rinasit, Perparim Dema ka dhene doreheqjen. Por ka ndodhur ajo qe pritej. Kreu i meduzes dhe banda e autoreve te vertet te grabitjes se shekullit kane kundershtuar preras doreheqjen e Demes.

Kundershtimi eshte bere jo per lekuren e ketij te fundit por per menderen e vet kreut te meduzes, gjeneral Kanabisit, ish kryetar i bordit te Autoritetit Civil, personit me pergjegjes per masat e sigurise qe duheshin marre pas vjedhjes shteterore te milionave ne pisten e aviacionit ne vitet 2016, 2019. Kundershtimi eshte bere jo per vleresim te Demes por per menderet e ndrikull Reformatos, Don Agaçios dhe Don Enio Bushit. Dy te paret konfidente kryesor te te kreut te meduzes dhe anetare te bordit te Autoritetit te Avicionit Civil dhe i treti aksioner ne kompanine ITC pergjegjese per sigurine e aeroportit dhe avokat i kreut te meduzes dhe Riformatos.

Doreheqja e Demes u kundershtua sepse ajo para publikut deshmonte pergjegjesine direkte te bandes shteterore te kreut te meduzes ne grabijen shteterore te shekullit. Pas deshtimit te plote te operacionit Fred Alizoti Bis me puntorin e servisit, gjithnje e me shume po besohet se dajo i vertet i grabitjes shteterore te shekullit eshte Gjeneral Kanabisi, femra famoze Elona Bici eshte ndrikull Reformato ndersa narkoprojektues dhe zbatues te tjere jane sekretari i pergjithshem i mafies shteterore Don Agaçio me asistent te tij kryesor Don Enio Bushin etj. sb

I nderuar Doktor Berisha, nga nje burim serioz me thone se shefi komisarjatit te Rinasit, Perparim Dema ka dashur te jap dorheqjen.
Por Rama e ka urdheruar mos ta bej nje gje te till sepse kjo do te implikinte qeverin.
Me respekt…

Grabitja në Rinas ndodhi më datë 9 prill, ku 5 persona të maskuar vodhën për më pak se dy minuta plot 9 milionë euro. Për rastin në fjalë janë arrestuar disa persona, ndërsa ende nuk është gjetur asnjë shenjë nga paratë e grabitura. Po ashtu në grabitje mbeti i vrarë një persona, i cili më pas u identifikua si Admir Murataj. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dorëhiqet kreu i komisariatit edi rama grabitja ne rinas përparim dema sander lleshaj dorëhiqet kreu i komisariatit edi rama grabitja ne rinas përparim dema sander lleshaj

Sondazh

Poll