Sport

‘Hysaj është shumë i zoti’, Edy Reja flet për eksperiencën me Kombëtaren Shqiptare në mediet italiane

4 Maj 2019, 13:31 Nga DOSJA
‘Hysaj është shumë i zoti’, Edy Reja flet për

Edy Reja ka dhënë një intervistë për mediet italiane, ku ka folur për Napolin, të cilin e ka drejtuar për katër vite 2005-2009, si dhe për eksperiencën që ka nisur në krye të Shqipërisë.

Pse pranova të drejtoj Shqipërinë? Më bën të ndihem i ri e mendoj se më bën mirë edhe për shëndetin. Më jep shumë kënaqësi. Oferta që më bëri Shqipëria është vlerësim për atë që kam bërë në futboll. Shpresoj t’ua shpërblej me rezultate.”- u shpreh trajneri italian.

Ai cilësoi njërin nga futbollistët shqiptarë si më të mirin:“Elseid Hysaj, është shumë i zoti. Një djalë serioz, skrupuloz dhe shumë inteligjent, i aftë, madhe vendimtar, për  të ruajtur ekulibrat që kërkohen në mbrojtje.”

Por gjithmonë do e kujtojë me mall Napolin dhe eksperiencën që ka përjetuar aty: “Napolin e shoh gjithmonë mes skuadrave të mëdha të Europës, gjithmonë në Champions dhe me një organikë që të tjerët ia kanë zili. Ështe e qartë që njerëzit duan diçka më shumë, por është në rrugën e duhur, më besoni. Zgjedhja e Ancelottit në krye të stolit është e duhura. Ai është një trajner që mund të fitojë dhe në mënyra të tjera jo thjesht duke qenë më i fortë ekonomikisht. Insigne? Nuk diskutohet. Shtatshkurtri ka shumë cilësi, ka teknikë, është i talentuar dhe mund të bëjë dallimin në çdo moment”, – shton Reja.

Marrë nga Gazeta TemA

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport edy reja elseid hysaj napoli edy reja elseid hysaj napoli

Sondazh

Poll