Sport

Shitja e Interit, Suning i tha jo për 880 milionë euro BC Partners, fondi anglez nuk ka hequr dorë, përgatit ofertën finale

3 Shkurt 2021, 15:19 Nga DOSJA
Shitja e Interit, Suning i tha jo për 880 milionë euro BC Partners,

MILANO-Pavarësisht ngadalësimit të papritur në ditët e fundit, negociatat midis BC Partners dhe Suning për shitjen e Interit vazhdojnë dhe madje, sipas raporteve nga Milano Finanza, ka nga ata që besojnë se mund të ketë tym të bardhë brenda disa javësh.

Kohët e fundit grupi kinez do t’i kishte thënë jo një propozimi prej 880 milion eurosh, një shifër sidoqoftë më afër vlerësimit që familja Zhang i jep klubit (rreth 950 milionë, përfshirë borxhet) krahasuar me 750-800 të supozuara fillimisht.Distanca është e madhe, por jo edhe aq e pakalueshme, duke folur për shifra të një rëndësie të caktuar.

Në fakt, fondi anglez do të ishte i gatshëm të propozojë një ofertë të re, zyrtare dhe e cila do të parashikojë një përgjigje me shkrim si në rast të pranimit dhe refuzimit, deri në fundjavë ose disa ditë më vonë.Ndërkohë, Suning, i cili ende nuk ka vendosur nëse do të shesë pjesën më të madhe të aksioneve apo të mbetet në pakicë, po shqyrton gjithashtu hipoteza të tjera.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bc partners inter zhang jindong bc partners inter zhang jindong

Sondazh

Poll