Bota

Rusia planifikon të rrisë prodhimin e vaksinës anti-Covid, zëdhënësi i Kremlinit: Duhet të plotësojmë kërkesën e vend

3 Shkurt 2021, 17:25 Nga DOSJA
Rusia planifikon të rrisë prodhimin e vaksinës anti-Covid,

RUSI- Rusia po planifikon të rrisë prodhimin e vaksinës anti-Covid, Sputnik V. France24 shkruan se kjo do të ndodhë për shkak të kërkesës së madhe për vaksinën nga vendet e botës. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një konferencë ka thënë se kanë plan që të vendosin edhe prodhimin e vaksinave edhe në vendet e tjera.

“Në një të ardhme shumë të afërt ka plane për të vendosur prodhimin në vendet e huaja, të cilat do të jenë të kënaqur shumë vende,“tha Peskov.

Ndërkohë që gjithashtu po vazhdojnë edhe provat për bashkimin e 2 dozave të vaksinës pët t’i bërë ato më efektive. Provat klinike deri tani janë për dozat e AstraZeneca dhe Sputnik V, të cilat kanë përdorur një metodë të quajtur rritja heterologjike.

Sputnik V i është dhënë drita jeshile në më shumë se 15 vende, duke përfshirë disa ish republika sovjetike por edhe Argjentinën, Tunizinë dhe Pakistanin. Më shumë se dy milion njerëz kanë marrë me vaksinë në mbarë botën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota “sputnik v” dmitry peskov “sputnik v” dmitry peskov

Sondazh

Poll