Aktualitet

Shqiptari pjesë e organizatës kriminale prej 10 personash, banda përdorte makina të vjedhura për të humbur gjurmët, dëno

3 Shkurt 2021, 12:51 Nga DOSJA
Shqiptari pjesë e organizatës kriminale prej 10 personash, banda

ITALI– Një shqiptar me inicialet L.E i cili akuzohet për vjedhje është dënuar nga gjykata italiane me 4 vite dhe 9 muj burg. Shqiptari akuzohet për vjedhje të kryera në vitin 2018 në provincën e Pavias. Ai bënte pjesë në një organizatë kriminale të përbërë nga dhjetër persona. Secili prej tyre kishte një rol të caktuar në grup.

Grupi kriminal ishte i përkushtuar ndaj vjedhjeve në dëm të bizneseve, ambienteve të kujdesit për të moshuarit dhe shtëpive private.

Sipas corriereadriatico, banda kriminale përdorte makina të vjedhura për të kryer veprimet kriminale dhe më pas i digjnin për të humbur gjurmët. Pas veprimeve proceduriale të arrestimit, shqiptari u shoqërua për në burgun e Montacuto di Ancona.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Shkurt 2021, 12:39

TIRANË– Kur kanë kaluar 2 ditë nga atentati ndaj Shkëlzen Kastratit në fshatin Sheq të Fierit, Policia e Shtetit ende nuk ka një të dyshuar kryesor. Grupi ...