Aktualitet

3 Shkurt 2021, 12:39 Nga DOSJA

TIRANË– Kur kanë kaluar 2 ditë nga atentati ndaj Shkëlzen Kastratit në fshatin Sheq të Fierit, Policia e Shtetit ende nuk ka një të dyshuar kryesor. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, duke siguruar disa të dhëna nga kamerat e sigurisë të vendosura në zonën ku ka ndodhur atentati.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ekzekutimi mund të jetë kryer nga vrasës me pagesë dhe se bëhet fjalë për 3 persona. Të tre, e kanë ndjekur për një kohë të gjatë me makinë 42-vjeçarin, dhe në momentin e duhur kanë qëlluar duke e marrë jetën me një plumb në kokë. Pa qënë të sigurtë për vdekjen e tij, ata i kanë vazhduar që të qëllojnë duke i shkaktuar 14 plagë plumbash.

Deri më tani dyshohet se vetëm 2 prej tyre kanë qëlluar ndaj tij, ndërsa një tjetër ka qëndruar në pritje të tyre, pikërisht në vendin ku edhe kanë djegur makinën për t’i larguar nga vendi i ngjarjes.

Detaje të tjera nga grupi hetimor për Top Channel bëjnë me dije se targat e makinës së djegur janë vjedhur në Tiranë në datën 20 qershor të vitit të kaluar dhe i përkasin një mjeti tip Ford. Ç’ka do të thotë që autorët prej kohësh kishin marrë “porosinë” për vrasjen e Kastratit. Megjithatë kanë pritur që të sulmonin në momentin e duhur.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se vrasja është një mesazh i pastër për vëllain e viktimës, Klementin, nisur nga përplasja e vjetër mes familjeve Binjaku dhe Kastrati, për shkak të përfshirjes së vëllait të tij, Klementit në një sagë hakmarrjeje me Ermal Binjakun. Në vitin 2016, një atentat i ngjashëm iu bë të vëllait tek Ura e Mbrostarit në Fier, por plumbat i mori shoku i tij, Denis Kasaj, i cili humbi dhe jetën.

Ndërkaq, arma “Scorpions” është dërguar për t’u analizuar në laboratorin e Policisë Shkencore, për të parë se kujt i përket dhe nëse është përdorur më parë në ndonjë ngjarje tjetër kriminale.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fier shkelzen kastrati vritet shkelzen kastrati fier shkelzen kastrati vritet shkelzen kastrati

Sondazh

Poll