Aktualitet

Përballja me masat! 20 doganierët e përfshirë në kontrabandë dalin sot para trupit gjykues

3 Shkurt 2021, 12:43 Nga DOSJA
Përballja me masat! 20 doganierët e përfshirë në

DURRËS– Procesi gjyqësor ndaj 20 doganierëve dhe zyrtarëve të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Rrugor në Tiranë të akuzuar për “Kontrabandë” dhe “Shpërdorim detyre” ka nisur ditën e sotme në Gjykatën e Durrësit.

Për këta doganierë janë bërë 33 kallëzime të kryera nga Drejtoria e Doganave.

Personat e akuzuar gjenin qytetarët, të cilët kishin nevojë për të kryer procedurën e ç’doganimit të automjeteve të tyre dhe më pas merrnin, prej tyre dokumentacionin origjinal dhe vlerën e plotë të detyrimit doganor. Më pas, duke falsifikuar dokumentacion origjinë me të dhëna të rreme (të falsifikuara) në lidhje me fuqinë motorike dhe vitin e prodhimit, të cilat ja bashkëlidhnin kopjes së deklaratës doganore,e cila arkivohej në doganë, me qëllim pakësimin e detyrimit doganor.

Dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit nga kjo skemë arrin një vlerë të përgjithshme, rreth 10 milionë lekë të reja.

Lista e personave të parë të pandehur:

Qani Kacmoli “Kontrabanda me mallra të tjerë”
Erdi Çena “Kontrabanda me mallra të tjerë”
Xhuljano Sorra “Kontrabanda me mallra të tjerë”
Glodian Sulaj “Kontrabanda me mallra të tjerë”
Xhevdet Mali “Kontrabanda me mallra të tjerë”
Keni Braçe “Kontrabanda me mallra të tjerë”
Xhani Rama “Kontrabanda me mallra të tjerë”
Edmond Jupe “Kontrabanda me mallra të tjerë”
Altin Maleqka “Kontrabanda me mallra të tjerë”
Indrit Tafalla “Shpërdorimi i detyrës”
Elison Shehaj “Shpërdorimi i detyrës”
Agjensia Doganore “Laura One” “Kontrabanda me mallra të tjerë”
Neritan Bablusha “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”
Endrit Pllumbi ”Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”
Andi Lara “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”
Ilirjan Çelçima “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”
Arben Qëndro “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”
Sokol Mehmeti “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”
Merita Zonja “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”
Mereme Dervishi “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjyqi per 20 doganieret ne durres gjyqi per 20 doganieret ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Shkurt 2021, 12:39

TIRANË– Kur kanë kaluar 2 ditë nga atentati ndaj Shkëlzen Kastratit në fshatin Sheq të Fierit, Policia e Shtetit ende nuk ka një të dyshuar kryesor. Grupi ...