Aktualitet

Varianti britanik i COVID19 në vendin tonë? Gazeta gjermane zbulon rastin: 22-vjeçarja erdhi nga Shqipëria, ka shfaqur simpt

3 Shkurt 2021, 11:58 Nga DOSJA
Varianti britanik i COVID19 në vendin tonë? Gazeta gjermane zbulon

TIRANE- Teksa autoritetet shqiptare mohojnë me forcë identifikimin e një rasti me COVID19, varianti i ri i mutacionit britanik, gazeta gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, shkruan se një vajzë shqiptare, ka shkuar e infektuar në Gjermani. Në shkrimin e botuar sot, gazeta gjermane shkruan se 22-vjeçarja u kthye nga Shqipëria në Gjermani dhe ka shfaqur simptoma të lehta.

E reja jeton në Taunus, një qytezë pranë Heisenit, duke u bërë edhe rasti i parë në zonë. Autoritetet gjermane kanë kryer një sërë ekzaminimesh të montrës së 22-vjeçares për të izoluar të tjerë të infektuar të mundshëm.

Shqiptarja e infektuar me variantin e ri britanik të koronavirusit, pasi udhëtoi nga Tirana drejt qytetit gjerman ku jeton si emigrante, po mbahet në karantinë sipas Departamentit Lokal të Shëndetësisë.

Varianti britanik i COVID19 ka të njëjta simptoma me të parin, por me transmetueshmëri më të madhe.

Por çfarë po ndodh në Shqipëri? 

Njëri pas tjetrit, zyrtarët e lartë të Komitetit Teknik të Ekspertëve janë “betuar” para publikut se nuk është evidentuar asnjë rast me variantin e ri të COVID19 në Shqipëri.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet varianti britanik i covid varianti britanik i covid

Sondazh

Poll