Aktualitet

Bino: Po punojmë për të dërguar monstra në Berlin për identifikimin e varianteve të reja të COVID-19

3 Shkurt 2021, 12:49 Nga DOSJA
Bino: Po punojmë për të dërguar monstra në Berlin

TIRANË– Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, nga qendra shëndetësore numër 8 tha se janë duke intensifikuar punën në laboratorin e ISHP si dhe janë duke bashkëpunuar me institucione të tjera jashtë vendin për identifikimin e varianteve të reja të virusit.

“Ne jemi duke shfrytëzuar dhe metodika të tjera të cilat na janë vënë në dispozicion nga kolegë të ndryshëm në lidhje me testimin nëpërmjet PCR, për identifikimin, jo saktësisht të variantit, por që identifikojmë nëse kemi të bëjmë me diçka të re. Ndërkohë po bëhen gati mostrat e tjera për t’u dërguar pranë Institutit të Virologjisë Charite, në Berlin. Dhe natyrisht kjo është një punë që do të vazhdojë krahas punës së laboratorit me PCR, do të vazhdojë edhe puna për dërgimin e vazhdueshëm të mostrave në lidhje me identifikimin e të gjitha varianteve të reja, jo vetëm variantit britanik, por të çdo lloj variant të ri, në mënyrë që këto mutacione të kapen në kohë”, tha Bino.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet silva bino silva bino

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Shkurt 2021, 12:39

TIRANË– Kur kanë kaluar 2 ditë nga atentati ndaj Shkëlzen Kastratit në fshatin Sheq të Fierit, Policia e Shtetit ende nuk ka një të dyshuar kryesor. Grupi ...