Aktualitet

‘Do vijë një sasi e madhe kokaine…’/ Droga brenda arushave në Greqi, zbulohen detaje për çiftin shqiptar,

3 Shkurt 2021, 11:52 Nga DOSJA
‘Do vijë një sasi e madhe kokaine…’/ Droga brenda

GREQI– Detaje të reja janë zbuluar lidhur me operacionin e Policisë greke, gjatë të cilës u arrestuan 324 kilogramë kokainë, ndërsa në pranga ranë një çift shqiptar. Bashkë me shqiptarët ishte edhe një 33-vjeçar kroat, i cili arriti që t’i shpëtonte Policisë duke u hedhur nga ballkonin e banesës.

Sipas mediave greke, operacioni policor u krye pas informacioneve se në Evropë do të mbërrinte një kontenier me sasi të madhe kokainë nga Amerika Latine. Ngarkesa dyshohet se ishte marrë nga dy kroatë dhe do të shpërndahej nga një çift shqiptar.

Adriani, i njohur edhe me emrin Aris dhe Nela, 45 dhe 34 vjeç janë nga Gjirokastra dhe kanë deklaruar para Gjykatës dje se nuk kanë lidhje me ngarkesën e kokainës. Të dy pretendojnë se kanë një hotel në Rodos dhe se në Selanik kishin shkuar vetëm për të blerë pajisje për biznesin e tyre. Megjithatë edhe më parë, ata ishin ndjekur penalisht për një tjetër rast trafiku droge, por nuk ishin siguruar prova të mjaftueshme për t’i vënë para drejtësisë.

Ndërkohë, autoritetet greke po punojnë ende për të gjetur 33-vjeçarin kroat, i cili u arratis gjatë operacionit të Policisë. Dorga ishte fshehur ne arusha lodër dhe ishte e ndarë në 250 pako. Sipas informacioneve, nëse ajo do të tregëtohej do të sillte deri në 100 mln euro. 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni i kokaines ne selanik cifti shqiptar arrestohet ne greqi greqi kokaine brenda arushave ne greqi aksioni i kokaines ne selanik cifti shqiptar arrestohet ne greqi greqi kokaine brenda arushave ne greqi

Sondazh

Poll