Aktualitet

FOTO/ Si në filma! Momenti kur Orges Bilbili i drejtohet me armë efektivit, duke vrapuar kthehet pas për të shënjestruar po

3 Shkurt 2021, 12:25 Nga DOSJA
FOTO/ Si në filma! Momenti kur Orges Bilbili i drejtohet me armë

TIRANË– Në foto shihet i shumëkërkuari për vrasje Orges Bilbili i cili i drejton armën efektivit të policisë. ‘Balkanweb’ ka siguruar pamjet të cilat janë marrë nga kamerat e sigurisë që ndodheshin pranë.

Orges Bilbili,një nga autorët e masakrës së Lushnjes, dhe pjesë e bandës së Lushnjes, u plagos me armë zjarri nga një efektiv i policisë Shqiponja. Bilbili u pikas duke ecur në zonën e Xhamllikut, dhe kundështoi urdhërin e Policit për t’i paraqitur kartën e identitetit. Në këtë moment ai vrapoi dhe nxorri nga çanta një armë zjarri. Pasi e ka ndjekur, polici e ka paralajmëruar të ndalojë por Bilbili i ka thënë se do e qëllojë nëse nuk largohet. Efektivi ka qëlluar një herë në ajër, më pas e ka plagosur në këmbë. Për pasojë është plagosur edhe një grua aksidentalisht. Të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital.

Autori i masakrës së Lushnjes, që ishte në kërkim prej gjashtë vitesh, po përgatitej për një vrasje të radhës. I veshur sportiv dhe me një kapuç në kokë, ai doli nga banesa ku jetonte tek Xhamlliku bashkë me shokun e tij Kaloshi, por ky i fundit, i shpëtoi arrestimit. Policia gjeti në shtëpinë e marrë me qira me firmën e Jurgena Xh., e dashura e Anterio Kaloshit një pasaportë të këtij të fundit, 900 euro si edhe një armë që dyshohet se i përkiste Kaloshit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet orges bilbili orges bilbili

Sondazh

Poll