Aktualitet

‘Hajde më merrni, po më marrin frymën’/ Motra e Saimir Sulës tregon bisedat e fundit me vëllanë që u kthye pa zemër

3 Shkurt 2021, 10:56 Nga DOSJA
‘Hajde më merrni, po më marrin frymën’/ Motra e

TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e një shqiptari i cili u kthye i pajetë nga Spanja, duke u konstatuar se ishte pa zemër. Familjarët e tij kanë bërë kallëzim për këtë ngjarje të rëndë në Shqipëri dhe në Spanjë. Motra e Sulës ka treguar se i vëllai i kishte kërkuar ndihmë që të largohej nga aty: Hajde më merrni, po më marrin frymën.

Fillimisht Sula kishte shkuar deri në Spanjë për të bërë një test Covid, i cili rezultoi negativ mirëpo më pas ai kishte kryer dhe disa ekzaminime të tjera. Në Shqipëri trupi i pajetë i 30-vjeçari erdhi pa organin e zemrës. Kjo është konstatuar dhe nga Mjekësia Ligjore në Shqipëri të cilët shprehen se trupi i Sulës nuk ka pasur zemër.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për “Shit-blerjen e paligjshme të organeve njerëzore”. Hetimet kanë nisur që në 27 maj të vitit 2020, ndërsa në Spanjë deri më tani po investigohen 4 mjekë.

Paraprakisht dyshohet se gjatë mjekimit në Barcelonë, 33-vjeçarit i është marrë zemra në rrethana dhe arsye ende të paqarta, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes nga autoritetet përkatëse.

Saimir Sula ndërroi jetë në maj të vitit 2020, pasi kishte shkuar në një spital në Spanjë për të bërë testin e koronavirusit. As 24 orë pas shtrimit të tij, e motra është telefonuar nga mjekët spanjollë për të tërhequr trupin e pajetë. Nga autopsia shqiptare ka rezultuar se kufoma nuk ka pasur disa organe në trup, duke ngritu dyshime për trafikun e tyre. Prokuroria shqiptare ka dërguar letërporosi dhe ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen, ndërsa në Spanjë janë marrë nën hetim 4 mjekë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rasti i saimir sules saimir sula zemra e saimir sules rasti i saimir sules saimir sula zemra e saimir sules

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Shkurt 2021, 09:00

LUSHNJE– Saimir Meçani, 36-vjeçari nga Lushnja i cili ka dhunuar dhe përdhunuar gjyshen e tij, 89-vjeçare ka kryer të njëjtin veprim vite m...